105 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Axhami: Për ne legalistët, kjo ngjarje mbart vlera të larta të patjetërsueshme të fillesës së bërjes së shtetit në vendimmarrje!
Sot, me datë 21 Janar 2025, me rastin e 105 vjetorit të Kongresit të Lushnjes, kësaj ngjarje të rëndësishme për kombin tonë dhe kur Ahmet Zogu nisi rrugën e Tij politike shtetformuese, me qindra legalist-mbretëror, me praninë e LTM Princ Leka mes mesh, mbështetës të Tij, vërshuan drejt qytetit të kongresit, Lushnje.
Për ne legalistët, kjo ngjarje mbart vlera të larta të patjetërsueshme të fillesës së bërjes së shtetit në vendimmarrje duke u njohur gjithashtu si edhe fillesa e parlamentarizmit shqipëtar, e kjo në kushtet kur fatet e Shqipërisë rrezikoheshin deri në egzistencën territoriale Londineze edhe këto kufij të përgjysmuar padrejrësisht në Konferencën e Londrës.
Faleminderit dhe respekte për të gjithë pjesmarrësit në këtë aktivitet dhe gjithashtu për qytetarët e Lushnjes që na nderuan me përshëndetjet e tyre këtë aktivitet tonin.











