AKTUALITETHistoriPOLITIKË

17 Nëntor 2012 – Dita kur shteti shqiptar nderoi atë që mundësoi krijimin e tij!

17 Nëntor 2012 – Dita kur shteti shqiptar nderoi atë që mundësoi krijimin e tij!

Në atë ditë të shënuar, bashkëkombësit u përulën me respekt ndaj Mbretit të tyre, Naltmadhnisë së Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve.

Nuk mund të ndodhte ndryshe: në 100-vjetorin e parë të Pavarësisë së shtetit shqiptar, u vlerësua personaliteti që luajti rolin më thelbësor në themelimin dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar.

Në Nëntorin e vitit 2012 u shlyen një pjesë e padrejtësive të rënda të kryera nga regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore, të nisura me aktet e Kongresit të Përmetit dhe të vijuar në mënyrë sistematike me shkatërrimet e atij regjimi.

Mbreti Zog I dhe Familja Mbretërore u nderuan për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në historinë shtetformuese të Shqipërisë.

Ahmet Zogut, pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë, ministër i Brendshëm i dalë nga Kongresi i Lushnjës ku ishte organizator kryesor, kryeministër, president dhe më pas Mbret i Shqiptarëve, më në fund iu rivendos dinjiteti që i takonte.

Kthimi i eshtrave të Tij në Atdhe, vendosja e Shtatores së Mbretit Zog I në qendër të Tiranës dhe rindërtimi i Mauzoleumit të Familjes Mbretërore, i hedhur në erë barbarisht nga regjimi komunist më 17 Nëntor 1944, përbënin një akt pendese dhe drejtësie historike.

Legalistët janë mirënjohës të gjithë shqiptarëve që morën pjesë në rivarrimin e eshtrave të Mbretit Zog I atë ditë të paharrueshme dhe në çdo aktivitet tjetër organizuar në prag të 100 vjetorit të pavarsisë në nderim të Mbretit Zog I dhe Familjes Mbretërore Shqiptare.

PLL mbetet mirënjohëse për vullnetin e mirë të treguar nga Qeveria Shqiptare e asaj kohe, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, si dhe ndaj vlerësimit institucional të dhënë nga Presidenti i Republikës, i ndjeri z. Bujar Nishani, nga Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, si dhe nga shumë figura shtetare, diplomatike, akademike e kulturore që nderuan me praninë e tyre këto aktivitete dinjitoze.

Legalistët dhe Kryesia e sotme e PLL vlerësojnë edhe kontributin e çmuar të të gjithë drejtuesve të lartë të partisë ndër vite, të cilët me këmbëngulje dhe përkushtim punuan për arritjen e këtyre objektivave historike.

“ATDHEU MBI TË GJITHA”