AKTUALITETHistori

2 Dhjetor 1945/ Derjani i Matit asnjë votë Frontit Demokratik

Më 2 Dhjetor 1945, Shqipëria përjetoi një nga aktet më antidemokratike të historisë së saj moderne, zgjedhje të manipuluara politikisht, të organizuara qëllimisht për të eliminuar çdo kundërshtar dhe për të shuar shpresën për një Shqipëri të lirë e demokratike.

Pas 80 vitesh, plagët e atij votimi të diktuar vazhdojnë të pasqyrohen në sfidat demokratike të vendit.

Derjan, Shpullë ndaj Diktaturës

Më 2 Dhjetor 1945, në Derjan të Matit nuk u gjet asnjë kokërr vote për Frontin “Demokratik”. Banorët e kësaj zone e kishin kuptuar shpejt fatkeqësinë që do t’i sillte vendit sundimi komunist dhe çfarë tragjedie kombëtare do të ishte moskthimi i Mbretit Zog në fronin e Tij Mbretëror.

Edhe në Himarë ishte një votë rjetër kundra, popullsia u rreshtua qartë kundër diktaturës. Pavarësisht presioneve, kërcënimeve dhe manipulimeve, vota e tyre tregoi shpirtin e pathyeshëm të një komuniteti që kërkonte Europën, lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur vetë të ardhmen e tyre.

Regjimi komunist u hakmor në mënyrën më çnjerëzore:
— pushkatime,
— zhdukje fizike,
— burgime e internime,
— sekuestrime masive të pronave.

Derjani, Himara dhe të gjitha zonat që nuk pranuan diktatin u vunë në shënjestër të një makinerie terrori që synonte të zhdukte çdo frymë të lirisë.

Lavdi të gjithë atyre që nuk iu përkulën kurrë komunizmit!

Ata që u sakrifikuan, që rezistuan dhe që mbajtën të ndezur flakën e lirisë e demokracisë meritojnë nderimin dhe mirënjohjen tonë të përjetshme.

“ATDHEU MBI TË GJITHA!”