AKTUALITETPOLITIKË

2025/ Viti i sfidave dhe angazhimeve politike të PLL

VITI 2025: NJË VIT SFIDE DHE SUKSESESH PËR PARTINË LËVIZJA E LEGALITETIT

Të dashur legalistë, kudo që ndodheni,

Duke ju uruar juve dhe të gjithë shqiptarëve Gëzuar festat e fundvitit, po ndajmë një analizë të përmbledhur të punës, sakrificave, sfidave dhe angazhimeve politike të Partisë Lëvizja e Legalitetit gjatë vitit 2025, një vit ky i ngarkuar me zhvillime të rëndësishme politike dhe organizative.

Viti 2025 ishte një vit me rëndësi thelbësore politike një vit sfidash dhe suksesesh, pasi më 11 maj 2025 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Fatkeqësisht, opozita nuk arriti të sigurojë rotacionin politik të domosdoshëm për interesin e qytetarëve, zhvillimin e vendit dhe për rivendosjen e standardeve demokratike.

Mazhoranca në pushtet dëshmoi edhe një herë se manipulimi zgjedhor, kapja e institucioneve dhe përpjekja për kontroll absolut të pushtetit, si në nivel qendror ashtu edhe vendor, mbeten tipare të pandryshuara të qeverisjes së saj.

Nga ana tjetër, opozita vijoi të mbetej e përfshirë në kriza dhe përçarje të brendshme, duke e pasur të vështirë të organizohej si një alternativë e bashkuar, e besueshme dhe shpresëdhënëse për qytetarët. Megjithatë, rotacioni politik mbetet një domosdoshmëri dhe një proces i pashmangshëm në shërbim të interesit publik.

Në këtë sfond politik, Partia Lëvizja e Legalitetit, falë punës së sejcilit prej jush dhe forumeve drejtuese, ka qenë konsekuente në punën e saj dhe aktive aksionin politik si një parti opozitare, reaguese ndaj çdo zhvillimi politik dhe gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Qasja jonë ka qenë konstruktive, e përgjegjshme dhe e bazuar në parime të qarta demokratike dhe kombëtare.

Në zgjedhjet e 11 Majit të këtij viti ne u reshtuam në koualicionin më të madh Aleanca për Shqipërinë Madhështore ku edhe siq dihet u përfaqësuam me 7 kandidatë në listën e përblshkët shumëemërore këto në siglën e PLL
Rezultati përfundimtarë në bazë të deklarimeve zyrta re të KQZ
Partia Lëvizja e Legaliteti siguroj rreth 27.000 mijë voto rrerh 2% në rang kombëtar dhe një mandat deputeti nën siglën PLL duke bërë që të mbetemi si një parti parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Ështe e kuptueshme dhe e analizuar se çfarë dhe si mund ishte paraqirur PLL në këto zgjedhje por edhe arsyet e pse një poziacionimi të tillë tashmë dihen, e rëndësisjme ishte se çdo vendim i forumeve tona drejtuese rezultoj se ishte i drejtë.

Si një forcë politike e djathtë tradicionale dhe konservatore, gjatë vitit 2025 kemi punuar intensivisht për ridimensionimin dhe forcimin e strukturave organizative të partisë.
Përgjatë gjithë këtij viti kemi shprehur publikisht qëndrimet tona politike dhe mediatike për çështje me rëndësi kombëtare dhe rajonale.

Në bashkëpunim dhe në respekt të vazhdueshëm me Oborrin Mbretëror, kemi nderuar çdo datë historike që lidhet me vlerat e periudhës së mbretërisë të Mbretit Zog I dhe vazhdimësinë e Familjes Mbretërore Shqiptare.

Gjatë këtij viti, PLL ka zhvilluar disa aktivitete të rëndësishme, ndër të cilat veçojmë:
1-Kuvendi i XXI i Partisë Lëvizja e Legalitetit, mbajtur më 21 janar 2025.
2-Aktivitet me rastin e përvjezorit Kongresit Lushnjes
3-Si edhe u theksua më sipër është bërë e mundur ruatja e identitetit tonë nëpërmjet respektimit dhe përkujtimit të çdo date historike që lidhet trashëgiminë e Mbretërisë Shqiptare me Familjen Mbretërore si dhe me Partinë Lëvizja e Legaliteti.
Vlen për të theksuar këtu edhe akriviteti në Zall-Herr në përkujtim të 82-vjet të krijimit të OKLL-së.
4-Projekti politik dhe organizativ “Kthim tek Rrënjët”, me moton:
Vlerësojmë – Modivojmë – Ridimensionohemi.
Aktivitet ky që deri tani është zhvilluar në Qarkun Shkodër dhe Korçë por do të ketë vazhdimësibnë çdo qark.
5-Periodikisht kemi qenë prezent në media dhe me deklarata publike për qëndrimet tona në lidhje me zhbillimet politike në vend dhe më gjërë
6-Në mbështetje të statutit të PLL është kryer çdo mbledhje e forumeve drejtuese të partisënë kohën e duhur dhe me cilësinë e duhur.
7-Riarganizimi disa deglve, rideminsionimi i tyre ka qenë dhe mbetet një tjezër qëllim i ynë kyesor.
Është e kuptueshme se gjithmonë ngelet okoma për të bërë më tepër për çfarë përfaqëson Partia Lëvizja e Legalitetit.

VITI 2026 mbetet një vit përcaktues për të ardhmen e vendit.

Vetë situata ekonomike, politike dhe sociale ku gjendet vendi na ngarkon me përgjegjësi ndaj qytetarve dhe fateve të vendit për punë, sfida dhe angazhime më të mëdha.

Korrupsioni i madh në nivelet më të larta qeveritare deri në çdo qelizë shtetare lidhur ky me segmente të errëta dhe bashkëpunuese duhet të na bëj më reagues dhe më qëndrestarë në papajtueshmëri absolute me këdo dhe me këtë situatë të sotme…

Partia Lëvizja e Legalitetit beson se vetëm përmes një rotacioni të drejtë politik, me standarte të tjera demokratike dhe pluraliste, duke u organizuar më ndryshe si e djathtë konservatore dhe si opozitë në tërësi, mund të nxirret Shqipëria nga kriza e korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik, duke rikthyer shpresën dhe besimin tek qytetarët që vendi të mos zbrazet dhe të mos shpopullohet.
Për PLL, një rëndësi dhe vëmendje të veçantë duhet të ketë dhe do të i kushtojmë qëndrimeve tona në lidhje me përshpejtimin e integrimit të vendit si dhe bashkëpunimit me faktorët shqiptarë në rajon, Kosovç dhe kudo ku ato gjenden.

Duke ju uruar edhe njëherë Gëzuar festat e fundvitit, besojmë se viti 2026 do të sjellë më shumë shpresë, stabilitet, suksese dhe arritje të reja për të gjithë shqiptarët.

GËZUAR!