21 Maj 1973, Revolta e Spaçit frymezim për liri!/Shpetim Axhami
21 Maj 1973, Revolta e Spaçit!
Revolta në burgun e Spaçit ishte frymezim për liri e grusht ndaj diktaturës komuniste.
Kjo revoltë përbënte në vetvete shkëndijë drite e shprese në mes të errësirës që kishte pllakosur Shqipërinë nën këtë diktaturë.
Mbetet obligim i ynë.
-Përkujtimi i çdo date revolte dhe i të gjithë atyre që luftuan për liri e demokraci, për një Shqipëri pa komunizëm.
-Dënimi i krimeve të komunizmit dhe i krimeve të makinerisë që ushtoj dhunë dhe inskenime duke shkaktuar vuatje siç ishte Sigurimi i Shtetit
(duke hapur çdo dosje të tij)
-Caktimin e Datës së Kujtimit të Viktimave të Komunizmit.
-Ndalimi i përdorimit të simboleve të komunizmit dhe i çdo gjëje tjetër që ka lidhje me propogandën e regjimit komunist. etj.
Lavdi të gjithë atyre që luftuan për liri e demokraci, kundra izolimit dhe shtypjes diktatoriale, deri në sakrifikicen më sublime siç ishin edhe 4 martirët e Revoltës së Spaçit, Hajro Pashaj, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja etj.
Lavdi, mirënjohje dhe respekt ndaj atyre që luftuan dhe sakrifikuan per një Shqipëri të lirë dhe pa komunizem.
