AKTUALITET

30 gusht, Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me Dhunë!

30 gusht, Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me Dhunë!

Regjimi komunist në Shqipëri dhe ai sllobodanoviq në Kosovë zhdukën mijra bashkëkombas tanë!!!

30 gushti shënon Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve me dhunë në tërë botën.
Dita ndërkombëtare e të zhdukurve është një ditë e përvitshme përkujtimore më datë 30 gusht, në të cilën njerëzimi kujton fatin e njerëzve, që në kundërshtim me vullnetin e tyre janë zhdukur.

Në Shqipëri me mijra të burgosur politik u pushkatuan, shumë prej tyre u groposën në varre masive duke u zhdukur pa gjurmë dhe fatkeqësisht shumë pak u bë gjatë këtyre 35-viteve për gjetjen edhe të eshtrave të tyre.
Ndërkohë kur kanë kaluar mbi 26 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, familjarët e afër 1600 personave të zhdukur ende janë duke pritur përgjigje për fatin e tyre dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Sot kërkohet që në Shqipëri të investohet shumë më tepër në çdo formë për të gjetur eshtrat e të zhdukurve nga regjimi komunist dhe ndërkohë partnerët ndërkombëtarë duhet të rrisin presionin mbi Serbinë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve prej regjimit Sllobodanit!

Kjo e drejtë minimale ndaj tyre, do të bëj që çdo familjarë i të zhdukurve të gjejë qetësi shpirtërore!