34 vite nga ngjarja e 2 Prillit në Shkodër, Axhami: Të mos harrojmë, diktatura vret për pushtet!
Shpetim Axhami, kryetar i PLL
Të mos harrojmë Masakrën e 2 Prillit 1991 në Shkodër—ndryshe, masakra të tilla përsëriten. Diktatura vret për pushtet!
Egjërsira e plagosur, në grahmat e fundit, bëhet edhe më e egër.
Kështu ndodhi me diktaturën komuniste në Shkodër, kur ajo e ktheu mllefin ndaj lëvizjes antikomuniste dhe ditët e fundit të saj, me vrasjen e të rinjve shkodranë, të cilët kërkonin liri dhe demokraci në ato ditë të para të pluralizmit në Shqipëri.
Në kujtim të dëshmorëve të demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku, të vrarë më 2 Prill 1991 gjatë protestave në Shkodër.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!