Ajet Gurguri, zëri i munguar i qarkut Fier në Kuvendin e Shqipërisë
Kandidatët e Partisë Lëvizja e Legalitetit të cilët po garojnë nën siglën e koalicionit PD-ASHM, po bëjnë një fushatë intensive në të gjitha qarqet e vendit, ku fokusi i tyre është takimi me çdo qytetar dhe shpalosja e programit të alternativës së “Shqipërisë Madhështore”.
Në qarkun Fier, kandidati Ajet Gurguri përmes një publikimi në profilin e tij facebook, ka nënvizuar se takimet e tij me banorët janë shumë të përzemërta dhe se shpreh gjithë mirënjohjen e tij për çdonjërin që është bërë pjesë e këtyre takimeve.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të përzemërt me banorët e mrekullueshëm të Topojës.
Diskutuam për shqetësimet e tyre të përditshme, sfidat që përballen dhe idetë për zhvillimin e mëtejshëm të zonës. Jam thellësisht mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që më dha çdo qytetar.✌️
Besoj fort se me bashkëpunim, vullnet dhe transparencë mund të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për të gjithë. Topoja ka potencial dhe njerëz të jashtëzakonshëm që meritojnë më shumë!
✅️ Voto 1️⃣
Voto #ajetgurguri ✌️