AKTUALITETEDITORIAL

AKU bllokohen gati 4 ton pesticide për bimët në dy subjekte

AKU në aksion në Tiranë, Durrës dhe Lezhë: bllokohen gati 4 ton pesticide për bimët në dy subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar inspektime në disa subjekte që tregtojnë pesticide për bimët në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Në total janë kryer 7 inspektime, prej të cilave 3 në Tiranë, që janë mbyllur pa konstatuar shkelje të kërkesave ligjore.

Në Durrës, gjatë kontrollit të një prej subjekteve, është bllokuar një sasi prej 3000 kg pesticidesh (PMB) për shkak të mosrespektimit të kushteve të ruajtjes dhe afatit të përdorimit, pasi produktet nuk ishin ruajtur në kushtet e duhura.

Në Lezhë, janë bllokuar 977 kg pesticide për të njëjtën arsye, ndërsa një tjetër subjekt i inspektuar është ndëshkuar me masë administrative “paralajmërim”.

AKU njofton se kontrollet po vijojnë në të gjithë vendin, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.