Albin Kurti siguron 56 mandate në Kuvend
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, duke siguruar 49.80 për qind të votave, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 për qind të votave, duke siguruar 23 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 për qind të votave, që i përkthehen në 15 mandate parlamentare.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.73 për qind të votave, duke marrë 6 deputetë në Kuvend.
Në total, Kuvendi përbëhet nga 120 deputetë, prej të cilëve 100 zgjidhen nga listat e subjekteve politike, ndërsa 20 vende janë të rezervuara për përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

