POLITIKË

Alketa Agolli: Zëri i të përndjekurërve politikë nuk do të jetë më i heshtur, por një kumbim i ndërgjegjes sonë kombëtare!

Kandidatja e PD+ASHM, në qarkun e Dibrës, Alketa Agolli, ka zhvilluar dje një takim me të përndjekurit politik, përmes së cilit u ka shprehur angazhimin e saj se zëri i tyre nuk do të jetë më i heshtur por një kumbim i ndërgjegjes sonë kombëtare.

TAKIMI ME TË PËRNDJEKURIT POLITIK NË DIBËR
NJË ANGAZHIM PERSONAL DHE I TRASHËGUAR

Në zemër të Dibrës, mes njerëzve të heshtur, por me shpirt të madh, zhvilluam një takim të ngrohtë me përfaqësues të shtresës më të përvuajtur të Shqipërisë, të përndjekurit politik. Ishte një takim i veçantë për mua, jo vetëm si angazhim politik, por si një përballje e thellë shpirtërore me rrënjët e mia dhe të trashëgimisë sime familjare.

Unë vij nga një familje e përndjekur. Kam lindur dhe jam rritur me kujtimet e dhimbshme të një kohe që tentoi të na zhdukë dinjitetin, por kurrë nuk ia doli të na thyejë shpirtin. Sot jam nuse në një tjetër familje të përsekutuar – dhe kjo nuk është rastësi, por vazhdimësi e natyrshme e një lidhjeje të heshtur, por të thellë, mes atyre që e kanë njohur dhimbjen nga afër dhe e kanë ngritur jetën mbi të.

Në çdo fjalë që dëgjova në Dibër, ndjeva peshën e historisë sonë të përbashkët. Aty nuk kishte retorikë – kishte të vërtetë. Kishte plagë që ende nuk janë mbyllur, padrejtësi që ende nuk janë njohur, dhe mbi të gjitha, kishte një kërkesë legjitime: të mos harrohemi më.

Unë nuk isha thjesht për të folur. Isha për të dëgjuar. Për të përulur kokën para vuajtjes dhe qëndresës. Për të premtuar se zëri ynë do të dëgjohet, jo përmes viktimizimit, por përmes vlerës dhe kontributit që kemi dhënë – e që ende kemi për të dhënë.

Kjo është betejë që nuk e bëj vetëm si politikane e angazhuar. E bëj si bijë dhe si nuse e dy familjeve që e kanë paguar lirinë me gjithçka, përveçse me dinjitetin që e kanë ruajtur të paprekur.

Është koha që historia jonë të mos trajtohet si barrë, por si vlerë kombëtare. Është koha që të përndjekurit të mos shihen më si kategori sociale, por si ndër themeluesit moralë të demokracisë shqiptare.

Ky takim më la një përgjegjësi të madhe, por edhe një bindje të palëkundur: që zëri i të përndjekurve politikë të mos jetë më zë i mbytur, por zë që udhëheq ndërgjegjen tonë kombëtare.

✅ Voto Aleanca për Shqipërinë Madhështore
✅ Voto Alketa Agolli

#11Maj #VotoNr1 #VotoPartiaDemokratike2025 #AleancaperShqiperineMadheshtore #pd #ASHM #Dibra