Arbër Hoxha është i pandalshëm, shënon dopietë në fitoren 3-1 të Dinamos së Zagrebit
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha po kalon një periudhë fantastike me klubin dhe kombëtaren.
Por nëse me kuqezinjtë më tepër ka qenë kontribues në lojë me klubin e tij të Dinamos së Zagrebit është shndërruar në një protagonist absolut me gola me peshë., Në ndeshjen e kësaj të shtunë, Arbër Hoxha ka realizuar dy gola. Dinamo Zagreb fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Varazdin.
Goli i parë i Hoxhës u shënua në minutën e 37-të ndërsa në pjesën e dytë u vulos edhe fitorja. Për të tashmë janë pesë gola në kampionatin kroat, ndërsa ka asistuar edhe dy të tjerë.
