Asnjë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit / Partia Lëvizja e Legalitetit, nis punën për përzgjedhjen e kandidaturave
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.
Partia Lëvizja e Legalitetit, drejtuar me udhëzim të veçantë degëve në rrethe, nis punën për përzgjedhjen e kandidaturave të mundshme të saj për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësoj çdo kandidat.
Kriteret për çdo kandidat:
1-Të ketë përfunduar arsimin e lartë, ose në vazhdim (studentë)
2-Të mos jetë i kushtëzuar nga ligji i dekriminalizimit.
3-Të vërtetoj shkresërisht nëpërmjet Autoritetit Dosjeve (AIDSSH) se nuk ka qënë punonjës dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit (Neni 11 i statutit PLL)
4- Të jetë figurë me integritet dhe kontribut të vlerësuar në jetën publike.
5-Të ketë një kontribut periodik dhe të vazhdueshëm në aktivitetin politik në mbështetje të PLL.
Faleminderit.