AKTUALITET

Axhami: Arsimi është themeli i çdo shoqërie që aspiron zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie

URIM ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK
2025-2026.
Të nderuar studentë, pedagogë dhe prindër,
Me rastin fillimit të vitit të ri akademik, më 6 tetor, ju uroj suksese në rrugën e dijes dhe të formimit profesional!
Arsimi është themeli i çdo shoqërie që aspiron zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie, prandaj investimi në të është investimi më i sigurt për të ardhmen e kombit.
Megjithatë, ky fillim viti vjen mes shqetësimeve serioze për gjendjen e arsimit të lartë në vend. Sipas të dhënave zyrtare, shumë pak kuota
të regjistrimit janë plotësuar në universitetet publike dhe private, ndërsa degët e mësuesisë në shumë rrethe ndodhen në krizë, shumë prejt tyre të mbyllura tashmë. Në disa programe të shkencave natyrore ka mbetur vetëm një student i regjistruar!
Kjo tregon qartë se të rinjtë po largohen, universitetet po zbrazen dhe Shqipëria rrezikon të mbetet nesër pa mësues, pa profesionistë dhe pa të ardhme.
Është koha për një Reformë Kombëtare Arsimore, që të fillojë nga arsimi parauniversitar e të shtrihet deri në atë universitar. Kjo reformë duhet të:
-Rikthejë dinjitetin e figurës së mësuesit dhe vlerësimin e tij shoqëror e financiar;
-Bëj të pamundurën që shkollat dhe auditoret tona të kthehen në besuese për cilësinë e tyre.
-Përmirësojë ligjin për arsimin e lartë, duke vendosur standarde, cilësi dhe orientim kombëtar në kurrikula;
-Ndërtojë politika të qëndrueshme që ndalojnë largimin e rinisë dhe nxisin kthimin e trurit shqiptar në atdhe.
Një komb që nderon mësuesin, investon në shkollë dhe vlerëson dijen, është një komb që ndërton të ardhmen e tij me dinjitet e besim.
Urime për vitin e ri akademik!
Qoftë një vit i dijes, i përkushtimit dhe i shpresës për një Shqipëri më të ndritur!
Shpëtim Axhami
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit
Mund të jetë një imazh i 2 persona