Axhami: Dimal Basha, lumjani me rrënjë nga Novoseji i Kukësit, zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Z. Dimal Basha rrjedh nga familja e njohur nacionaliste Basha të Novosejit, një vatër historike e qëndresës antikomuniste dhe mbështetëse e traditës zogiste – legaliste.
Pas Masakrës së Novosejit (1944-1945), kur komunistët pushkatuan, internuan dhe dogjën shtëpitë e nacionalistëve vetëm pse nuk iu nënshtruan diktaturës, shumë familje u detyruan të shpërnguleshin. Midis tyre ishte edhe familja Basha, që gjeti strehë në Kosovën e mbetur padrejtësisht jashtë kufijve politikë të Shqipërisë Etnike.
Konsolidimi i institucioneve shtetërore në Kosovë është gurthemel i shtetbërjes dhe sovranitetit të plotë të saj mbështetur kjo mbi themele të forta nacionaliste tradicionale për një komb tonin të bashkuar dhe të fortë.
Suksese Kryetarit të Kuvendit, z. Dimal Basha!
Një hap përpara për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar
