AKTUALITETPOLITIKË

Axhami: Duhet protestë e përbashkët për të rrezuar Ramën

Shpëtim Axhami: Të largojmë Ramën, apo opozitë e përçarë për ta mbajtur në pushtet?

Pas 12 vitesh qeverisjeje, Shqipëria ndodhet në degradim të thellë politik, institucional dhe ekonomiko-social. Korrupsioni, kapja e shtetit dhe hetimet e SPAK/GJKKO po vërtetojnë atë që qytetarët e ndershëm e vuajnë prej vitesh: pushteti nuk i shërben më qytetarit.

Në këtë situatë, opozita ka një përgjegjësi historike para qytetarëve : bashkimin për ndryshim.

Por çfarë po ndodh?
E para dhe më e rëndësishmja, të gjithë shprehen dhe janë “kundër Ramës” pro protestave dhe largimit të kësaj qeverie të korruptuar, por secili po vepron i shkëputur në aksion, normale një të drejte demokratike, por kjo nuk mjafton..
Brenda tre ditëve do të organizohen 3 ( tre protesta) të veçanta nga parti dhe grupe të ndryshme, të gjitha këto opozitare, protesta këto shpërndara, të pakoordinuara mes tyre në data të ndryshme:
– 19 dhjetor 2025
– 20 dhjetor 2025
– 22 dhjetor 2025
Kjo nuk është strategji fituese, nuk është produktivitet, kjo nuk mjafton për largimin e Ramës.

E dyta, po aq e rëndësishme
Të gjithë me të drejtë shprehen për ndryshime në Kod Zgjedhore dhe për ndarje të re administrative, por sejcili edhe për këto vepron në protogonizmin e vet, vetëm deri tani janë zhvilluar 3 (tre) tryeza opozitare të ndryshme për këto reforma, të gjitha të njëjta për nga organizimi dhe për çfarë kërkohet, por pa konkluduar për se si do këmbëngulet dhe si do të mundet realizimi i tyre duke përfshirë propozimet e bëra dhe të duhura.

Kërkesa është e qartë.
Të lëmë menjëanë çdo mosmarrveshje dhe keqkuptim dhe të mundësojmë!
-Një protestë të përbashkët e kordinuar opozitare e vazhdueshme deri në arritje qëllimi.
-Një tryezë e vetme, mes atyre që vërtet duan ndryshime, për reformën zgjedhore dhe administrative, me propozime konkrete këmbëngulse imponuese pa u tërhequr deri në pranimin për realizim demokratik të këtyre propozimeve.
-Një bllok opozitar, pa protagonizma dhe pa pazare

Copëzimi, iluzioni i “faktorit individual” dhe zvarritja e reformave, edhe kjo, vetëm sa vazhdojnë të e mbajnë Edi Ramën në pushtet.
Koha për protagonizma ka mbaruar, tani është koha për bashkim potencialesh opozitare.