AKTUALITET

Axhami: Falënderim për kontributin që u përkthye në rezultat!

FALËNDERIM PËR KONTRIBUTIN QË U PËRKTHYE NË REZULTAT!

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Me mirënjohje të thellë falënderojmë të gjithë ata që votuan dhe përfaqësuan Partinë Lëvizja e Legalitetit në listat e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Procesi zgjedhor tashmë është mbyllur, me gjithë pritjen e rezultateve zyrtare nga KQZ. Megjithatë, kjo garë ishte e pabarabartë – pushteti përdori çdo mjet për të manipuluar vullnetin e qytetarëve, përfshirë edhe votuesit jashtë vendit.

Pavarësisht sfidave dhe një sistemi zgjedhor të dështuar që ne e kemi kundërshtuar prej kohësh, PLL arriti një rezultat domethënës:
26.366 vota, duke u renditur mes forcave më të votuara të koalicionit.

Faleminderit nga zemra kandidatëve tanë për përfaqësimin dinjitoz:
• z. Petrit Doda – Qarku Tiranë
• z. Aulon Kalaja – Qarku Durrës
• z. Ted Kopliku – Qarku Shkodër
• z. Ajet Gurguri – Qarku Fier
• znj. Alketa Agolli dhe z. Ismail Uku – Qarku Dibër
• znj. Denisa Vata – kandidate nën siglën PLL në Qarkun Dibër

Faleminderit gjithashtu strukturave dhe mbështetësve tanë për përkushtimin dhe besimin në këtë fushatë sfiduese.

PLL mbetet e palëkundur në misionin e saj për një Shqipëri sovrane, të bashkuar dhe të integruar nën Kurorën Mbretërore, me Princin Leka II si Mbret të Shqiptarëve.

“Atdheu mbi të gjitha!”