Axhami: Formalisht, komunizmi është rrëzuar…
Shpëtim Axhami: Formalisht, komunizmi është rrëzuar, por trashigimnia komuniste nuk është çmontuar.
Ndryshe nga vendet e tjera të Europës Lindore, psh vetëm kohëve të fundit,
Polonia, Gjykata Kushtetuese, vendosi të shpalli të jashtëligjshme Partinë Koministe dhe propagandimin e ideve komuniste ta dënoj si vepër penale.
Çekia, parlameni i saj, miratoj ligjin ku dënohet penalisht çdo individ që propagandon idet komuniste dhe simbolet e tij, në Shqipëri ndodh e kundërta.
-Në Shqipëri nuk ka një ligj të mirëfilltë që dënon krimet e komunizmit,
-Shqipëria është përjashtimi i Europës Lindore, vendi me regjimin më të egër komunist por një nga të vetmit që s’ka bërë as dënim ligjor, as ndalim e simboleve komuniste dhe lustracion real të atyre që drejtuan shtetin apo hapjen e dosjeve të ish-sigurimit etj
Asnjë masë e mësipërme nuk është aplikuar sepse
-Shumica e elitës politike të tranzicionit ishin të lidhura me ish-sistemin e kaluar në çdo formë.
-Mungoj konsensusi politik për të shpallur komunizmin regjim kriminal.
-Kultura politike mbeti po ajo e formësuar përgjatë propogandës së 50 viteve dhe e ndikuar me të njëjën mendësi.
Që komunizmi të konsiderohet vërtet i rrëzuar duhet ndër të tjera…
-Një ligj konsensual që e shpall komunizmin regjim kriminal.
-Ndalim i simboleve komuniste dhe parashikimin si vepër penale për cilindo që i përdor atë në vende dhe media publike.
-Lustracion real për funksionarët e lartë drejtues të lidhur me çdo institucion.
-Hapja e plotë e dosjeve të ish-Sigurimit.
-Ngritja e një muzeu kombëtar për krimet e komunizmit (jo memoriale formale).
Pa dënim ligjor të krimeve dhe pa ndalim të simboleve, ai vijon të jetojë si kulturë politike, si mentalitet administrativ dhe si simbolikë shtetërore.
