Axhami: Institucioni i avokatisë nuk duhet të jetë peng i kulisave
Shpëtim Axhami: Mënyra se si u zgjodh Avokati i Popullit ishte një test i qartë për gjendjen e demokracisë shqiptare pas 35 vitesh pluralizëm.
Dhe për ironi ky proces ndodh pikërisht në Ditën e Pluralizmit Politik, ditë që duhet të na kujtojë se pushteti nuk është pronë partie, por përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Fatkeqësisht, zgjedhja e Avokatit të Popullit ka vite që shndërrohet në tregti politike, ku pazaret e fshehta dhe interesat partiake zëvendësojnë transparencën dhe interesin qytetar.
Institucioni që duhet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve nuk duhet të jenë peng i tekave dhe kulisave të politikës.
