AKTUALITETPOLITIKË

Axhami: Kërkohet Reforma Zgjedhore dhe Administrative me standarte demokratike!

Kërkohet Reforma Zgjedhore dhe Administrative me standarte demokratike!

Opozita të vlerësojë me serioziteti ato!

Partia Lëvizja e Legalitetit e shikon si tepër të rëndësishme që me fillimin e punës së parlamentit të ri, të nisë sa më parë bërja Reformës Zgjedhore dhe asaj administrative, këto gjithpërfshirëse, në kohën e duhur, ashtu si duhet dhe pa dakortësi interesi, si gjithmonë, mes palëve që i nënshkruajnë ato.

Partitë opozitare duhet ta kenë kusht bashkëpunimi të mundshëm të tyre, bërjen e këtyre reformave ku të përfshihen propozimet e bëra në vazhdimësi prej tyre dhe ky do të ishte hapi i parë i kordinimit frontal dhe unifikues i opozitës për të krijuar mundësinë e zgjedhjeve të lira dhe rotacionin e mundshëm politik.

Manipulimi ligjor, që u pa në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, të 11 Majit 2025, si dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2015, 2023, do të përsëritet edhe më keq në çdo palë zgjedhesh të tjera, nëse nuk ndërmerren hapat për kryerjen e këtyre reformave ashtu si duhet, kjo kërkon këmbëngulje, imponim, dhe bashkëpunim opozitar dhe jo dakortësi në heshtje mes dy forcave politike PD-PS si deri më sot!