AKTUALITETPOLITIKË

Axhami për 8 Dhjetorin-Dita Kombëtare e Rinisë

Shpëtim Axhami: 8 Dhjetor-Dita Kombëtare e Rinisë🇦🇱

Sot përkujtohet 8 dhjetori i vitit 1990, dita kur urugani i protestave studentore, protagonizmi dhe insiativa e tyre, pas shumë vitesh diktaturë, mposhtën frikën, dhunën dhe presionin duke bërë të mundur ardhjen e pluralizmit e demokracisisë në Shqipëri dhe shembjen e regjimit komunist.

Kjo ditë ngelet dita ku demokracia fitoj mbi diktaturën dhe liria fitoj mbi izolimin me një shpresë dhe besim për një Shqipëri si gjithë Europa, për një Shqipëri me standarte të larta demokratike e me një zhvillim të kënaqshëm ekonomik, për një shoqërie të lirë që lumturohet në vendin e vet dhe nuk e braktis atë.

Pavarsisht vrullit rinor, dëshirës dhe shpresës së tyre, mundit, djersës dhe gjakut që u dha në ato fillime të lëvizjes studentore dhe në ato hapa të para të demokracisë, ëndrrat dhe shpresa humbi, demokracia dhe pluralizmi, si në të gjithë Europën, nuk erdhën dhe nuk u zhvilluan si dhe duhej, shkaqet dihen, pasojat shihen edhe sot…

Kjo ditë, në këtë situatë ekonomike, politike dhe sociale, cilitdo duhet të i shërbejë si një ditë reflektimi ndaj asaj që u keqbë përgjatë këtyre viteve duke u devijuar jo pak nga idealet e dhjetorit të vitit 1990, dhe ta quajmë një cikël të mbyllur këtë fazë të gjatë 35 vite tranzicioni duke përqafuar e përkrahur një kahje tjetër të të bërit shtet.

Është RINIA potenciali, vitaliteti, shpresa e së ardhmes, shpresa e ndryshimit, prandaj ajo meriton vlerësim duke i krijuar mundësi dhe hapësira në përfaqësim e kudo, që ajo të integrohet lehtësisht në jetën normale këtu në vendin e saj pa u detyruar ta braktis atë si edhe po ndodh, në të kundert ajo duhet të i marr fatet në dorë si në 8 Dhjetorin e vitit 1990.

Rroftë Dita Kombëtare e Rinisë!
Rroftë Dita e Rinisë, edhe pse sot me më pak rini dhe me një rini nga e cila të gjithë presim më shumë shpresë, vizion dhe energji për të ardhmen pasi rinia ishte dhe mbetet forca që i dha vendit tonë guximin për të hapur dyert drejt demokracisë dhe të ardhmes europiane.

Urime Dita e Rinisë!
Le të mos harrojmë kurrë idealet dhe sakrificat e rinisë së kësaj dite🇦🇱