AKTUALITETHistoriPOLITIKË

Axhami: Zogistët interesin kombëtar e kishin mbi gjithçka

Shpetim Axhami/ 19 Nëntor 1943!

Zogistët, nëpërmjet Abaz Kupit, kërkojnë qartësim për vazhdimin e luftës kundër okupatorit!.

Konferenca e Labinotit mbajtur më 4 Shtator 1943, kishte prishur zyrtarisht Marrëveshjen e Mukjes duke i shpallur luftë çdo rryme tjetër politike-ushtarake nacionaliste që egzistonte në vend.

Prishja e Marrëveshjes së Mukjes, e mbajtur në Gusht të vitit 1943, krijoi mosmarrveshje e paqartësira mes palëve në lidhje me vazhdimin dhe qëllimin e luftës në atë kohë, kjo edhe tek zogistët gjithashtu.

Duke u nisur nga kjo, më 19 Nëntor të vitit 1943, zogistët nëpërmjet një trakti të posaçëm në atë kohë, me anë të Abaz Kupit, i’u drejtuam KNÇ ku kërkohej një pozicionim i qartë i tyre ndaj luftës së përbashkët kundër okupatorit.

Kjo thirrje mbeti pa përgjigje?!

Kjo ishte një parapregatitje nga ana e PKSH për përplasje civile mes shqiptarëve vetëm për pushtet.
Zogistët që interesin kombëtar e kishin mbi gjithçka nuk mund të rrinin në heshtje.

Në këto rrethana, duke parë se përpjekjet për bashkimin në luftë kundër okupatorit dështuan, prej nacionalistëve zogist do të thirrej me 20 Nëntor 1943 Kuvendi i tyre i I-rë në Zall-Herr të Tiranës.

Tashmë do t’i hapej rruga krijimit të një formacion të ri politiko-ushtarak kombëtar që e kishte zanafillën e vet me “Triumfin e Legalitetit” me 24 Dhjetor 1924.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”