Benzema vendosi të blinte një pikturë të Pablo Picasso-s
Sulmuesi francez i dhuroi vetes një pikturë të shtrenjtë të Picasso-s nga viti 1964 për ditëlindjen e tij të 38-të.

Çmimi i shitjes nuk është bërë ende publik, por sipas mediave ndërkombëtare ka të ngjarë të shkojë nga 15-25 milionë euro.
Është vepra “Portreti i një burri me mjekër” krijuar nga artisti spanjoll në vitin 1964. Vepra u ekspozua në një galeri në Nju Jork dhe i përkiste një tregtari arti të specializuar në piktorë impresionistë (Modigliani, Monet) dhe kubistë (Picasso).
I përket periudhës së vonë të piktorit spanjoll i cili njihet për veprën e tij, “Guernica” e vitit 1937. Sipas faqes së specializuar të internetit “Barnie’s Art Invest”, çmimi i një pikture nga Pablo Picasso varion nga 700,000 deri në 80 milionë euro.
Ndërkohë çmimi rekord i shitjes ishte mbi 142 milionë euro, i cili u arrit nga piktura “Les Femmes d’Alger” (Versioni O). Pikturat më të kërkuara janë ato të krijuara nga periudha e tij post-kubiste (pas vitit 1918), dhe Portreti i një burri me mjekër është një shembull kryesor. Francezi ua prezantoi atë ndjekësve të tij në Instagram, duke pozuar me pikturën dhe duke i shkruar “Mirë se vini në shtëpi”.
