AKTUALITETHistoriPOLITIKË

Burrështetar i guximshëm besnik i Monarkisë.

Musa Juka 1880-1955

Nacionalist,antikomunist,intelektual i njohur burrështetar i guximshëm besnik i Monarkisë.

– Kreu arsimin Universitar në Stamboll për drejtësi dhe administratë.
– Kur u kthye në vendlindjen e tij në Shkodërën e tij të dashur 1916 disa muaj më pas do të zgjidhej Kryetar i bashkisë Shkodër pozitë që e mbajti për 8 vite resht deri në qershorin e vitit 1924.
– Ministër i Punëve të Brendshme nga 28.shtatori.1925 – 10.shkurt.1927 dhe 11.nëntor.1933 deri në 16.tetor.1935
– Deputet i Parlamentit Shqiptar nga Shkodra më 1.mars.1926
– Më 1928 Ministër i Bujqësis dhe Pyjeve
– Më 1929 Ministër i Ekonomistë Kombëtare
– Në vitin 1928 antar i Asamblesë Kushtetuese që shpallën Monarhinë dhe Ahmet Zogun mbret i Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
– Ministër i Punëve Botërore 1935- prill.1939
– Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës 28.shtator.1925 – 10.shkurt.1927 si dhe 11.nëntor.1933 – 16.tetor.1935

Me pushtimin fashist të Italisë më 6.prill. 1937 ate mbrëmje Musa Juka bëri thirje për rezistencë popullore. I përndjekur u detyrua të largohej nga Turkija në Aleksandri të Egjiptit deri sa ndëroi jetë në vitin 1955.

Fëmijët e Musa Jukës (Safetja,Berhani, Fiqreti) në vitin 1957 u zhvendosën në Nju Jork.

Fëmijët ;
-dr.Safete Juka (foto1-2) e diplomuar në Paris dhe Wienë, e doktoruar në Paris,studjuese, profesoreshë në Universitetin e Pensilvanisë, bashkë puntore e shum Revistave presigjioze ndërkombëtare si “Ecrit de Paris””The French Review””Realite” e tj. Ajo në fokus kishte kryesisht Kosovën, madje do botonte dhe një libër,promemorje që shkoi në SenTin e SHBA-vë, siç ishte “KOSOVA-The Albanians in Jugoslavi in light of Historikal Document”. Ndëroi jetë në vitin 2005 u varos në Shkodër,amaneti i saj.
-Berhani, u diplomua në Universitetin e Sorbonës për Drejtësi
-Fiqreti, për letërsi Franceze në Strasburg dhe në Universitetin e Xhorxhias SHBA për Shkencat Politike.

E gjith familja Juka u persekutua nga diktatura gjakpirëse komuniste me burgime dhe internime.

Foto;
1- majtas , Musa Juka,kol.Shefki Shatku dhe Gjeneral Xhemal Aranitasi në vitin 1934(ark.pers.e.sh.)
2- Musa Juka, Ministër i Brendshëm dhe gjeneralmajor Jocleyn Percy në një manifestim 1933 në Xhandarmërinë Shqiptare(ark.pers.e.sh)
3- Musa Juka në zyrën e Ministtisë së Punëve Botërore 1935(ark.pers.e.sh)
4- Musa Juka si ministër i Mbredshëm.
5- dr.Safete Juka e bija e Musa Jukës së bashku me dr.Leon Freundlich dhe gruaja e tij,autor i librit “Golgota Shqiptare” në Wienë,(ark.per.e.sh.)
6- dr. Safete Juka dalë në shtëpinë e tyre në Aleksandri,Egjipt me veshje tradicionale Shkodrane 1956 (ark.per.e.sh.publikuar para shum vitesh).

/Eugen shehu/