-Çdo votë opozitare, që synon ndryshim dhe rotacion të vërtetë, duhet të përqendrohet tek NR. 1 – ASHM
Shpetim Axhami, kryetar i PLL
Kanë mbetur më pak se 20 ditë!
Tani është momenti për të intensifikuar punën në terren, me qëllimin e vetëm: maksimizimin e votës për koalicionin NR. 1 – ASHM. Për këtë koalicion me programin më të mirë të mundshëm – një program që sjell mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë qytetarët.
-Çdo votë opozitare, që synon ndryshim dhe rotacion të vërtetë, duhet të përqendrohet tek NR. 1 – ASHM. Ky i vetmi koalicion real i mundshëm për të sjellë këtë rotacion. Çdo shpërndarje votash në drejtime të tjera e bën më të vështirë largimin e kësaj mazhorance të dështuar.
-Kandidatët në listat e mbyllura dhe drejtuesit politik të qarqeve duhet të ruajnë me patjetër balancën dhe neutralitetin, duke shmangur çdo deklarim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë për kandidatë të veçantë në listën e hapur.
-Kandidatët në listën e hapur duhet të përqendrojnë energjinë e tyre më tepër tek elektorati i pavendosur, dhe jo në “luftë” mes vete për votë personale duke u përqëndruar kryesisht tek elektorati i deklaruar si opozitar. Objektivi është të fitojmë besimin e shumicës së shqiptarëve, jo të ndajmë forcat mes nesh.
-Pakënaqësia dhe zhgënjimi ndaj kësaj qeverie duhet të shndërrohen në votë për koalicionin NR. 1 – ASHM. Kjo votë është e vlefshme vetëm në kutinë e votimit, jo në deklarata publike apo rrjete sociale. Çdo deklarim i tillë i dënueshëm dhe jep pavlefshmëri të votës.
#KurajoVullnetPërkushtim#