DEKLARATA/ “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do jetë fitues i zgjedhjeve më 11 maj! PLL si subjekt do jetë në parlament dhe do bëhemi pjesë e qeverisë së ardhshme!
NJOFTIM MEDIATIK
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
QËNDROJME NĒ PARLAMENT, BËHEMI PJESE E QEVERISE SĒ ARDHSHME!
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL), si pjesë e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025!
PLL në listën e përbashkët të këtij koalicioni do të përfaqësohet me siglën e saj nga kandidatët e mëposhtëm.







Duke i uruar suksese këtij koalicioni opozitar, i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të PLL-së, simpatizantëve tanë, shtresës së të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë, pronarëve legjitimë dhe çdo nacionalisti shqiptar brenda dhe jashtë vendit, që në qarqet e sipërpërmendura të mbështesin kandidatët tanë.
Në çdo qark tjetër, ftojmë të votoni për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore” dhe për ata kandidatë të këtij koalicioni që i konsideroni më të denjë për t’ju përfaqësuar në Kuvendin e ardhshëm.
Gjithashtu, sqarojmë se Kryetari i PLL-së, z. Shpëtim Axhami, i cili ishte propozuar si kandidat për qarkun Fier, me dakortësi dhe mirkuptim mes palëve negociuse, ka vendosur të tërhiqet nga gara për t’u fokusuar në drejtimin dhe organizimin e fushatës së PLL-së në nivel kombëtar, në funksion të maksimalizimit të votave për partinë tonë.
Faleminderit për mbështetjen tuaj!
Zyra e Shtypit
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)