AKTUALITET

Dekorohet patrioti Xhemal Herri (pas vdekjes)

Dekorohet patrioti Xhemal Herri (pas vdekjes)

Me rastin e 82-vjetorit të krijimit të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, më 21 Nëntor 1943, dhe në kuadër të projektit “Kthim tek Rrënjët

– Kujtojmë dhe Vlerësojmë”, Partia Lëvizja e Legalitetit zhvilloi një aktivitet përkujtimor në Zall-Herr të Tiranës.

Në këtë aktivitet u dekorua (pas vdekjes) patrioti Xhemal Herri, pjesëmarrës në Kuvendin e legalistëve të datës 21 Nëntor 1943, i cili u mbajt pikërisht në shtëpinë e tij!
Kjo dekoratë i’u dorëzua mbesës së tij
Znj.Elona Babambeti.

“Atdheu Mbi të Gjitha”