AKTUALITET

Dështimi i votimit elektronik në 5 qarqe i qëllimshëm, pjesë e manipulimit zgjedhor!

Dështimi i votimit elektronik në 5 qarqe i qëllimshëm, pjesë e manipulimit zgjedhor!

KQZ, kishte propozuar, që për zgjedhjet e vitit 2025 të mundësohet identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik në 5 (pesë) qarqet më të mëdha të vendit.
Megjithatë, vonesat në negociatat dakortësuese mes dy partive sot kryesore politike në vend pamundësuan që ky proces të zbatohet.

Kjo mosdakortësi, mundëson manipulimin e votave nëpërmjet numëruesve të emëruar nga vetë këto parti politike dhe gjithashtu mundëson deformimin e rezultateve te zgjedhjeve në dëm të subjekteve të tjera zgjedhore, siç ka ndodhur edhe në të gjitha zgjedhjet e mëparshme.

Bëjmë thirrje dhe kërkojmë të shikohet me seriozitet kjo çeshtje duke u dakortësuar për një shtrirje sa më të madhe të mundshme të proçesit të votimit dhe numërimit elektronik.