E ardhmja e kombit nuk ndërtohet duke fshehur të kaluarën
Shpëtim Axhami: Sot, 15-vjet nga krijimi i Institutit Studimeve për Krimet dhe Pasojat të Komunizmit!

Kryetar i PLL z.Shpëtima Axhami mori pjesë në këtë takim bashkë me z.Et’hem Fezollari, Sadedin Balla dhe z.Neritan Kolgjini.
Gjatë diktaturës, Shqipëria përjetoi:
-shkatërrimin e pronës private!
-eliminimin fizik të elitave politike, ushtarake, fetare dhe intelektuale;
-goditjen e besimit dhe të vlerave tradicionale;
-izolimin më të egër në Europë;
-përndjekjen e mijra shqiptarëve dhe internimin e mijëra familjeve.
Komunizmi, me ideologjinë e tij antikombëtare, i la trashëgim Shqipërisë një shtet të dobët, një shoqëri të varfëruar dhe të shkatërruar nga çdo gjë të mirë që ajo trashigonte.
Sot, është detyrë morale dhe kombëtare që politika, akademia dhe opinioni publik të mos i lejojnë këto të vërteta të humbin në harresë.

E ardhmja e kombit nuk ndërtohet duke fshehur të kaluarën, por duke e thënë atë troç, me guxim dhe me përgjegjësi, që çdo padrejtësi të mos përsëritet më kurrë.
Kombi ka nevojë për dritë, jo për mjegull!

