AKTUALITET

Emërohen Kordinatorët e Partisë Lëvizjes së Legalitetit për diasporën!

Emërohen Kordinatorët e Partisë Lëvizjes së Legalitetit për diasporën!

NJOFTIM PËR SHTYP

Partia Lëvizja e Legalitetit vazhdon fazën përgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, zgjedhje në të cilat ajo do të marrë pjesë si subjekt politik në të 12 qarqet e vendit me kandidatët e saj. Në këtë kuadër, duke vlerësuar rëndësinë e votës së diasporës dhe përvojën e gjatë të angazhimit të saj jashtë vendit, PLL ka emëruar koordinatorët e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore të Europës Perëndimore.

Lista e koordinatorëve të emëruar:

1. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës• Hakik Mena
Ahmet Hoti
Sokol Kupi
Lindita Çoku
Adnand Ramadani
Fatmir Keqi
Tomor Selmani
Isuf Kurti

2. Për Belgjikën
Sulejman Gjana

3. Për Kanadanë
Martin Toro

4. Për Italinë
Ilir Fratar
Sokol Borshi

5. Për Anglinë
Bledi Muja

6. Për Greqinë
Skënder Kuqi

7. Për Gjermaninë
Edison Perleka
Thoma Tenexhexhiu
Fatjon Stafa

Emërimi i koordinatorëve për shtetet e tjera ku shtrihen degët e PLL do të bëhet në vijim. Gjithashtu, drejtues të lartë të partisë do të ndërmarrin së shpejti një sërë takimesh me strukturat në këto vende për të organizuar votimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Koordinatorët e emëruar, të cilët janë drejtues të lartë të PLL në këto shtete, do të bashkëpunojnë ngushtë me çdo strukturë të partisë në diasporë. Qëllimi është të sigurohet mundësia e votimit për çdo qytetar shqiptar me banim në këto shtete dhe të mundësohet mbështetja e tyre për Partinë Lëvizja e Legalitetit në zgjedhjet e ardhshme.
Foto: Gjatë takimeve me strukturat e PLL në diasporë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun
Partia Lëvizja e Legalitetit