POLITIKË

Fehmi Tançi: Unë votova! Emigrantët kanë në dorën e tyre të tregojnë përgjegjësinë ndaj vendit për t’u ngritur mbi bindjet personale dhe për të rrëzuar regjimin kriminal

Nga Fehmi TANÇI

Unë sot votova dhe nesër e vendos në postë votën time drejt Tiranës!

Me gjithë të këqiat që i kanë ndodhur vendit tonë në këto 12 vitet e fundit, nga:
– kanabizimi i vendit,
– kriminalizimi i politikës,
– kapja e frikshme e shtetit nga një individ super i rrezikshëm dhe antishqiptarë,
– zbrazja e frikshme e vendit nga shqiptarët duke konkuruar me shtete në luftë si Siria, Afganistani, Ukraina,
– korrupsioni galopant,
– eleminimi i zgjedhjeve dhe kapja e tyre,

ndërkohë që më shumë se 50% e shqiptarëve e kanë lënë vendin në 35 vite nga rënia e perdes së hekurt të diktaturës,
Në zgjedhjet e 11 Majit, për herë të parë në 35 vite,
do të votojë “diaspora – emigrantët”!

Dhe në gjithë atë regres që ka pësuar vendi, ku deri tani na thuhej “këtu kanë mbetur pleqt, patronazhistët, oligarkët, të pamundurit për të ikur,…, dhe nga këtu brenda ky regjim nuk rrëzohet”,
Ja që ne emigrantët për herë të parë jemi në provë pas 35 vitesh për të treguar sesa të përgjegjshëm jemi para atdheut dhe të “pamundurve” që kanë mbetur pa ikur akoma, për të dhënë një dorë të hekurt për rrezimin e regjimit kriminal të një individi që ka uzurpuar vendin!

Ndaj, unë besoj se emigrantët që kanë mundur të regjistrohen për të votuar me 11 Maj, kanë në dorën e tyre të tregojnë përgjegjësinë ndaj vendit për t’u ngritur mbi bindjet personale dhe për të rrëzuar regjimin kriminal që ka uzurpuar shtetin dhe eleminimin e demokracisë në vend e ka dërguar edhe deri tani në limite të frikshme, deri në prag monizmi dhe autokracie.

Dhe për këtë, duke njohur sesi funksionon ligji ekzistues elektoral, ku çdo votë që nuk shkon për opozitën dhe koalicionin kryesor opozitarë përballë regjimit,
duke votuar për “partitë e reja”, shumica të stimuluara nga vetë regjimi,
më e pakta e çon dëm votën e tij, por më e shumta (mbi 90% të mundësisë) edhe ajo votë shkon në koshin e regjimit, sepse regjimi konkuron i vetëm dhe fragmentarizimi shkon krejt në dëm të opozitës…
Dhe në çdo qark, çdo votë që është hedhur andej këndej për “partitë e reja” dhe që nuk do të përkthehet në mandat për tá, do të shkojë tek partia që ka marrë më shumë vota në atë qark, që për shkak të rrethanave të panumërta, në më të shumtën e rretheve kryesore mund të jetë partia e regjimit dhe që do të përkthehet në një mandat plus dhuratë për të (regjimin).
Pra, duhet qenë me këmbë në tokë, dhe kuptuar që nëse ke përgjegjësinë dhe don të kontribuosh për të rrëzuar regjimin kriminal në pushtet,
ky kod zgjedhorë monstër dhe gjysëm monist, të imponon të votosh vetëm partinë kryesore opozitare dhe koalicionin e saj, e cila për mua, ashtu siç është,
mbetet Partia Demokratike e Shqipërisë me koalicionin e saj!

Përndryshe pas 4 vitesh, në vend që të diskutohet sesa i jemi afruar BE-së, do të kuptohet që regjimi do jetë instaluar si në Rusi, Bjellorusi dhe nuk do bëhet më fjalë për mundësi të rrëzimit të tij me votë!

Ndaj sipas meje, 11 Maji është mundësia dhe stacioni i fundit për rrëzimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës!
Dhe ky stacion nuk duhet humbur!

Ndaj, i nderuar bashkëpatriot!
Voto me dorën në zemër dhe me përgjegjësinë që momenti dhe historia të ka dhënë pas 35 vitesh, në zgjedhjet e 11 Majit 2025!

Voto për Atdheun dhe Mëmëdheun!

F. T.