Fjala e Kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Shpëtim Axhami, mbajtur në Kuvendin XXI-të të partisë
I nderuar Lartësia Juaj Princ Leka II
Te nderuar zonja e zoterinje!
Ju legalistë, perfaqësues të antarësisë së Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Ju miq e të ftuar të tjerë!
Kam nderin e kënaqësin që gjendem sot këtu bashkë me ju, dhe gjithashtu ju falenderoj përzemërsisht për prezencën tuaj në këtë kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor të Partisë Lëvizja e Legalitetit, atë të XXI të saj.
Partia Lëvizja e Lëvizja e Legalitetit, një parti e djathtë konservator e cila zhvillimin e shoqërisë e shikon mbi bazat e forcimit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës ku në thelb qëndron interesi kombëtar dhe ai qytetar, për vetë situatën politike ku gjendemi, organizon sot këtë kuvend të rëndësishëm zgjedhor dhe jo rastësisht këtu në qytetin e Lushnjes, në qytetin e kongresit, kongres ky me vlera të mëdhe historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Sot, në këto prag zgjedhjesh parlamentare, situata ekonomike, politike dhe sociale në vend është jo ajo që duhej të ishte pas 34-vjet pluralëm, vendi po varfërohet dhe shpopullohet, familja po shkatërrohet dhe shoqëria dhe kombi po dobësohen dita-ditës.
Situata politike brenda opozitës është shumë më ndryshe se në çdo herë tjetër në prag zgjedhjesh.
PLL, në projeksionin e saj politik, në raport me subjektet e tjera për çdo mundësi marrveshje, bashkëpunim apo negiciatë tashmë është tashmë në raporte të tjera me këdo.
Me ndryshimet e kodit dhe ligjit zgjedhor, aq më tepër kur edhe diaspora për herë të parë voton, na imponohen vendime dhe ndryshime statutore për të qenë gjithmonë në rregull e të parapregatitur për çdo situatë në ecurinë e punës tonë!
E thënë shkurt gjendemi pothuajse në një situatë të gjithashnshme të jashtëzakonshme parzgjedhore dhe për këtë edhe neve do na duhen vendime dhe platforma specifike dhe bindëse për të u përballur si duhet me këtë lloj situatë.
Gjithashtu, sot dihet se ne qeverisemi nga një KM autokrat dhe një mazhorancë e kalbur nga korrupsioni e cila ka sjellë pasoja që ky vend të varvërohet e të bëhet i padëshiruar pothuajse për të gjithë.
Kjo mazhorancë fitoren e saj si gjithmonë e shikon mbështetur mbi forma nga më të ndryshmet manipuluese, si deri më sot.
E përballë kësaj situate, që duhet të ndryshoj një orë e më parë, opozita në tërësinë e saj akoma nuk po sjellë dot frymën dhe shpresën e duhur, grupime brenda edhe të së njëjtës forcë politike, mes partive të ndryshme opozitare, të vjetra e të reja qofshin këto, ndërkohë që të gjitha deklarohen se “Jemi për rrëzimin e qeverisë Rama” ato nuk po merren me këtë të fundit por po merren me kundërshti dhe debat të kota mes veti.
Aktualisht nuk po funksionon asnjë koalicion opozitar si duhet, por çdo gjë po funksionon thjeshtë mbi baza interesi, atë të marrjes së një mandatit nga një dorë, kjo në bazë të Kodit Zgjedhor, kod ky nga më i keqi deri sot i miratuar me imponim të PS dhe dakortësi të PD.
Elektorati gri, ai pa parti, nuk është i kënaqur me këtë mazhorancë qeverisëse, por, ky elektorat, akoma po qendron gjithnjë larg, pa shpresë e mosbesues ndaj kësaj lloj opozite duke e parë atë pa impuls të ri si në veprim dhe organizim ashtu edhe në nivel përfaqësimi.
Sot, me çfardo lloj forme, duke përdorur edhe njerëz të kapur, të cilët për intersa dhe përfitime personale, dje e sot, bëjnë çdo akrobaci e hipokrizi politike destruktive, po tentohet të pengohet puna jonë dhe dhe të dëmtohet gjithashtu imazhi politik i yni.
Nga ana tjetër ajo që duhet dhe kërkohet përballë kësaj mazhorance manipuluese, një opozitë e bashkuar dhe konstruktive me platformë dhe potenciale të reja e dakortësuar në marrveshje dhe bashkëpunim e gatshme për shpresë dhe besim nuk po funksionon dhe po mungon.
Prandaj, të gjendur përballë kësaj situate të sipërpërmendur ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë politike duke treguar se jemi më të fortë e më të bashkuar se asnjëherë tjetër, të gatshëm për tu përballë politikisht si një alternavë e djathtë shprese dhe besimi.
Për të treguar se ne jemi të pregatitur, kemi potenciale njerëzore dhe platformë elektorale për tu përballur në këto zgjedhje si një alternativë bindëse polirike.
Pikërisht për këtë, sot, më tepër se kudoherë, ne kemi nevojë të ri-energjizohemi dhe qytetarët kanë nevojë për kontaktin tonë, për ndërgjegjësimin e tyre se NeBëjmëShtet
E ky shtet bëhet me platformë zbatimi dhe potenciale njerëzore të shkolluar ne vend e në perendim të cilët për ne nuk janë të pakët ata që e meritojnë të jenë pjesë e parlamentit dhe e qeverisjes së nesërme.
Prandaj ajo
Ajo që u deklarua me rastin e 100 vjetorit të Triumfit të Legalitetit se vendi ka nevojë për një “Triumf të dytë të Legalitetit.” del nevojë dhe demosdoshmëri për tu marrë përsipër nga ne, nga ky kuvend i jashtëzakonshëm i joni.
Janë pikërisht, këto sa tham shkurt më sipër disa prej shkaqeve që na bëjnë të zhvillojmë këtë Kuvend dhe ky vetëm pak ditë pas 100-Vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”
Le të shërbejë ky kuvend si nisje e një rruge të re për ne. PAQIM SUKSESE.
Të dashur legalist, motra dhe vëllezër!
Ky Kuvend ka si Vizion
-Çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit 2025.
-Ku nëpërmjet tij të i bëjmë Thirrje Diasporës për mobilizim atdhetar në mbështetje të PLL
-Ky Kuvend ka si mision:
Qëndrimin tonë në Parlament dhe Rikthimin në Qeverisje.
Ku kuvend ka gjithashtu për qëllim ndër të tjera, dakortësinë dhe startin tonë për një bashkim e përkushtim të gjithsejcilit për të qenë të gatshëm dhe të pregatitur për të hyrë në këto zgjedhje edhe si subjekt i vetëm zgjedhor, duke përjashtuar çdo kualicion të majtë dhe me ato parti që e kanë dëmtuar jo pak imazhin e PLL në këto vite postpluraliste, ne jo vegël dhe fasadë përfituese politike e askujt tjetër.
Në këtë Kuvend atë të XXI të PLL, ne legalistët, gjithmonë zogisto-mbretëror, tregojmë se jemi më të bashkuar se kurrë, më të fortë e më të sigurtë dhe gjithmonë të gatshëm të përballën me çdo situatë që bie ndesh me parimet dhe filozofinë tonë.
Për mbatjen e këtij kuvendi nuk është rastësi që zgjodhëm Ditën e Kongresit të Lushnjes dhe pikërisht Lushnjen.
Është pikërisht Kongresi i Lushnjes nga ku filloj ndryshimi përballë një kaosi dhe anarshie ku gjendej vendi, gati si dhe sot, dhe ku filloj vendimmarrja për bërjen e shtetit, gjithashtu zgjodhëm pikërisht Kongresin e Lushnjës nga ku Ahmet Zogu nisi rrugën e vërtetë politike deri në zgjedhjen e Tij Mbret i Shqiptarëve,
Urojmë që të jetë më e afërt dita e rikthimit të Mbretërisë Shqiptare me Princ Lekën ulur në Fronin Mbretëror për ta bërë Shqipërinë më të begatë, një shtet dhe komb të bashkuar, me tradita dhe krenari kombëtare si në kohën e Mbretit Zog I.
Ne zhvillojmë sot këtë Kuvend, me qëllim që nëpërmjet vendimeve të tij të mundësojmë që Partia Lëvizja e Legalitetit të tregoj kurajon, forcën dhe besimin e saj për tu shkëputet njëherë e mirë nga kjo lloj politik qeverisjeje dhe nga ajo pjesë e klasës politike që pushtetin e ka parë si interas të saj dhe jo atij kombëtar dhe qytetar, prandaj ne shpehemi qartaz se jemi për një shtet të së drejtës në luftë pa kompromis ndaj korrupsionit qeveritar në mbështetje të institucioneve të pavarura ligjzbatuese sipas platformës tonë elektorale bërë publike në Konventën tonë Kombëtare Qershor 2024 dhe gjithashtu rigoroz në zbatim të programit PLL.
Sot vendi ynë dhe shoqëria jonë kanë nevojë imediate për një rideminsionim të çdo standarti demokratik ashtu si çdo vend tjetër anëtar i BE.
PLL vjen në këtë kuvend të saj si një parti parlamerare e cila në zgjedhjet e fundit si asnjë forcë tjetër politike e djathtë, duke kandiduar pa koalicion, ka dyfishuar numrin e votave të saj, me këshilltarë bashkiak shpërndarë këto nga jugu në veri
Ajo vjen pas festimit të 80 vjetoritë të krijimit OKLL pas Konventës Kombëtare të saj në Qershor të vitit 2024 dhe pas festimit, motivues polotik për ne, të 100 vjetorit të Triumfut të Legalitetit
E themi këtë, jo se jemi për aty ku duhet, por për të treguar se ne kemi forcat dhe mundësit për shumë më mirë për të arritur misionin tonë në këto zgjedhje parlamentare të këtij viti
-QËNDROJMË NË PARLAMENT, MARRIM PJESË NË QEVERISJEN E ARDHSHME.
Ky mision do të arrihet sipas çdo forme që Partia Lëvizja e Legalitetit do të paraqitet në këto zgjedhje dhe duke ju drejtuar qytetarëve se NeBëjmëShtet
dhe ky shtet bëhet nga një forcë e djathtë konservatore tradicionale mbështetur në filozifinë zogiste, provuar kjo nga viti 1924 deri në vitin 1939, forcë politike besuese në formën qeverisëse mbretërore.
Dhe kjo forcë politike është Partia Lëvizja e Legalitetit
Eshte momenti për të treguar më tepër se nga vijme kush jemi dhe çfarë kërkojmë në të mirë të kombit dhe shoqërisë Shqiptare.
Miq të nderuar legalist Ju që per vite ishit me ne e ne me ju, duke ndare mendime debate e duke bashkepunuar si dhe e thame me siper.
Ne mendojme se Kryesia e PLL pavarsisht se i ka arritur deri diku objektivat e saj, mbetet shumë për tu bërë, e kjo nga të gjithë e në çdo kohë dhe sidomos në këto momente deçizive për ne, për Shqipërinë e për shqiptarët
Ne urojme që edhe çdo debate brenda opozitar të zgjidhet sa më shpejt që opozita në tërësinë e vet të jetë më e fortë e më e bashkuar më besuese dhe më vizionare, për të mundësuar rotacionin e duhur politik duke larguar këtë mazhorancë, e cila po po varfëron çdo ditë shqiptarët po i detyron ato të largohen e për rrjedhoje Shqiperia të zbrazet.
Ne duhet të krijojmë shpresë e besim tek bashëkombasit tanë se Shqipëria mbetet Atdheu Ynë aty ku meritohet dhe kemi të drejtë të punojmë dhe të jetojmë e për ta bërë të tillë shqiptatët nuk meritojmë një qeverisje të tillë dhe një politikë që e ka sjellë vendin në këtë gjendje.
E për këtë ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe detyrimet tona ndaj, vendit, qytetarit e ndaj programit dhe statututit tonë politik
E përkëtë sa më shpejt e menjëherë duhet…
1-Të përfundoj sa më parë çdo infrastrukturë dhe modul duke filluar me propozimin nga sejcili prej jush dhe çdo degë lokale i kandidatëve që do të përfaqësojnë PLL në listat e kandidatëve për deputet në çdo qark.
2-Të vashdojën dhe të intensifikohet puna nga sejcili prej nesh me lista dhe kontakte me çdo strukturë dhe të afërt tonë në diasporë për të mundësuar regjistrimin dhe votimin e tyre.
3-Të kontaktohet çdo qelizë e strukturave tona vertikale dhe horizontale për të ju bërë të qartë dhe analizuar misioni dhe vizionin tonë si dhe qëllimin dhe objektivat për këto zgjedhje mëshiruar në vendimet që do të dalin nga ky kuvend.
4-Çdo forum i PLL të japë mesazhin dhe të artikuloj me këdo e në çdo kohë platformën elektorale të PLL, platformë e bërë publike në Konventën tonë Kombëtare në Qershorin e vitit 2024
Platformë e cila përgjithsisht konsiston
Në forcimin dhe rritjen e krenarisë kombëtare si një shtet sovran i integruar në BE
Në forcimin e familjes dhe shëndoshjen e shoqërisë larg fenomeneve negative që i shkatërrojnë ato, fenomene të cilat kanë marrë përmasa të frikshme sot..
Kjo platformë do të konsistoj në zhvillimin ekonomik i cili do të vijë me zgjidhjen e çdo problemi prone, lehtësimin e të drejtës për të investuar këtu në Shqipërin për shqiptarët e diasporës dhe investitor të huaj seroz, kjo sidomos në sektorët prodhues dhe industrial e duke bërë një analizë të nivelit të taksave aq sa është mundësia dhe sa duhet saktësisht për sektorin e biznesit.
Zhvillimi ekonomik, lufta ndaj korrupsionit dhe një nivel taksash i mirëllogaritur do të bëj që buxheti i shtetit të rritet dhe të shkoj për paga dhe pensione më të larta, për arsim dhe shërbim shëndetsor më cilësor e për nivel jetese më të lartë.
Ndër të tjera Shteti duhet dhe e ka detyrim të jetë kordinues dhe kontrollues i funksionimit të një ekonomi edhe pse kjo e mbështetur mbi tregun e lirë e për këtë një shtet i së drejtës ka për detyrë të luftoj monopolet dhe jo ti vet-ngre ato,
duke sjellë një politik çmimesh normale dhe jo abuzive, çmime këto të pabërballueshme, ku sidomos sa më parë duhet të ndërhyhet në uljen e çmimeve të mallrave bazike të konsumit dhe përdorimit të përditshëm.
Një zhvillim dhe jetë normale nuk mund të mundësohen pa një sistem drejtësie të pavarur nga politika, dhe për këtë ku ne jemi dhe dotë jemi gjithmonë pro dhe në mbështetje të një sistemi të tillë.
Gjithashtu një normalitet kërkon rend e qetësi e për këto sot kërkohet kthimi i formës organizimit policor në modelin e Xhandarmisë Kombëtare duke luftuar pa asnjë kompromis krimin, fillimisht duke i ndërpre atij burimet financiare të paligjshme dhe trafikuese dhe duke e shkëputur nga politika që shpeshherë e mbron dhe ushqen atë.
Të dashur legalistë, ju forca e djathtë reale tradicionale që gjithmonë në plan të parë kemi vënë intersin kombëtar dhe atë qytetar,
Sot është momenti për ne dhe i ynë për të marrë përgjegjësit e duhura që përballja në këto zgjedhje të shërbejë si një fillim ringritje për aty ku duhet për të qenë rezultative në përfaqësim në parlament e qeverisje dhe për të mundësuar zbatimin e pikave të platformës tonë politike me projeksionin dhe moton “NeBëjmëShtet”
Të gjitha këto për sa më sipër do të zbardhen në votim e vendime nga ana juaj në këtë kuvend.
Ne kemi besim dhe jemi shpresë-plotë se, zhvillimi dhe integrimi i vendit, bashkimi ynë kombëtar e integrimi i vendit, gjithmonë me punë e besim në Zot, e mundëson vetëm e djathta tradicionale kombëtariste konservatore shqiptare si Partia Lëvizja e Legalitetit dhe kjo më së miri nën një sistem qeverisës mbretëror me Princin e Kurorës, Leka II, ulur në fronin mbretëror.
Edhe njehere faleminderit per vemendje
ZOTI NA NDIHMOFTE NË KËTË RRUGË TONËN TË VËSHTIRË POR JO TË PAMUNDUR
Ne emer te Kryesise PLL
KRYETARI
SHPETIM AXHAMI