AKTUALITETPOLITIKË

Fjalimi i Peleshit mbyllet me duartrokitje, opozita shpërthen në ‘protestë’

Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin nga detyra e kryeparlamentarit, Niko Peleshi.

Me 79 vota kundër, PS ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për shkarkimin e Pelshit.

Ndërkohë, pasi Peleshi mbylli fjalimin e tij, kolegët e tij socialistë, e përshëndetën me duartrokitje.

Sakaq, opozita shpërtheu në protestë. Kjo e fundit pretendoi dhe më pas u vu në lëvizje të hartimit të një kërkese për shkarkimin e Peleshit. Sipas opozitës, Peleshi ka shkelur rregulloren.