AKTUALITET

Gëzuar 8 Marsin! Urime, për ju që botës i jepni përjetësi dhe çdo zemre ngrohtësi e qetësi.

Gëzuar 8 Marsin!
Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Urime, për ju që botës i jepni përjetësi dhe çdo zemre ngrohtësi e qetësi.

Për ju, të cilave u kemi borxh gjuhën e folur që në hapat e parë të jetës!

Për ju që mund të zini vendin e cilitdo, por vendin tuaj askush nuk mund ta zëri!

Për ju që jeni frymëzim dhe forcë e pazëvendësueshme në familje e shoqëri!

Për ju që gjithmonë sillni vetëm butësi dhe harmoni, dashuri dhe paqe!

Për ju që sakrifikoni çdo gjë për fëmijët tuaj, që nga pagjumsia në përkujdesje!

Për ju që meritoni vlerësim e barazi gjinore dhe kurrë dhunë e diskriminim!

Për ju, nëna dhe gra, motra dhe vajza,
që me potencialin tuaj, jetës i jepni kuptim!

Uroj Gëzuar 8-Marsin!
#RespektMirënjohjeVlerësim# shpirtëror dhe të përzemërt.