Histori

“Historia e Dinastisë Zogu: Nga Kryengritjet në Male deri tek Sundimi Mbretnor”

Themeluesi i dinastisë Zogu (i njohur si Zogolli deri në vitin 1922) u vendos në veri të Shqipërisë, në provincën e Matit në fund të shekullit XV.

Nën drejtimin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, malësorët krenarë të këtij rajoni kishin arritur të shijonin lirinë. Megjithatë, pas vdekjes së Skënderbeut më 1468, ata nuk mundën t’i rezistojnë fuqisë së Perandorisë Osmane. Njerëzit ishin sërish nën sundimin e padëshiruar të Sulltanit, në pritje të një njeriu, që t’i drejtonte ata në kryengritje.
Për pasojë, kur Zogu ngriti flamurin e tij kundër guvernatorit otoman, Gazi Beut, luftëtarët e maleve u bashkuan menjëherë. Guvernatori osman mbeti i vrarë gjatë këtij rebelimi dhe Zogu u bë sundimtari i Matit. Në këtë kohë familja, deri atëherë katolike, u konvertua në islam dhe, për pasojë, Sulltani osman i njohu ata si trashëgimtarë dhe sundues të këtij rajoni.
Këtu, në mes të maleve dhe pyjeve, familja jetonte e lirë dhe vazhdonte të zhvillohej. Aftësia e luftëtarëve të saj respektohej në mbarë vendin dhe shpeshherë ata thërriteshin për të ndihmuar fise të tjera në revoltat dhe luftërat e tyre kundër armikut të përbashkët, osmanëve.
Më 1614, Zogu “I Riu” mbeti i vrarë në njërën prej këtyre betejave. Ai kishte marrë një thirrje të dëshpëruar për ndihmë nga njëri prej liderëve të një fisi në Shqipërinë e Mesme dhe kishte mbledhur trupat për luftë. Pas dymbëdhjetë ditësh luftime në malet e Peqinit, osmanët u zmbrapsën. Por gjatë këtyre luftimeve Zogu kishte mbetur i plagosur rëndë. Ai u varros në Tiranë. Djemtë e tij, Abdullah Beu dhe Selman Zogu, vazhduan rezistencën. Në vitin 1621, Abdullahu mbeti i vrarë në betejën e Çidhnës, pranë lumit Drini i Bardhë, ndërsa gjashtë muaj më pas, djali i tij, Selmani, vdiq në mbrojtje të Qafës së Buallit. Frerët e pushtetit i kaluan Ahmet Pashë Zogut, i cili sundoi deri në vitin 1633. Po në këtë vit ai u dënua me vdekje, duke iu prerë koka në Ohër. Mendohet të jetë kapur, pas një rebelimi të dështuar.
Show less…
Rreth viteve 1760 Mahmut Pashë Zogu vendosi sundimin e tij. Duke ndjekur Kodin e Nderit të Besës, ai zgjeroi ndikimin e familjes. Ai do të ndiqet nga Haxhi Pashë Mati, i cili në vitin 1835, pas revoltës së Shkodrës, u largua nga Mati dhe u burgos në Manastir. Në vitin 1837, rajoni i Matit u ngrit në kryengritje dhe rifitoi autonominë, duke negociuar me sukses rikthimin e Haxhi Pashë Matit.
Për pesë qind vjet, familja sundoi luginën e Matit, duke luftuar vazhdimisht për të qëndruar të lirë nga pushtimi osman. Madje, sipas gojëdhënës, Said Bej Zogu u dëbua dhe u burgos në Tripoli, për shkak të ndjenjave të tij patriote dhe kundërvënies ndaj Sulltanit. Ndonëse i burgosur në Tripoli, ai nuk mundi të qëndronte në heshtje. Ai bindi rojet e tij që ta ndihmonin në një kryengritje, e cila doli e suksesshme. Ai mori në duart e tij drejtimin e provincës afrikane dhe i diktoi kushtet e veta qeverisë së mundur osmane. Sipas kushteve të marrëveshjes, iu njohën të drejtat si sundimtar, duke u rikthyer triumfues në Shqipëri.
Më pas erdhi gjyshi i mbretit Zog, Xhelal Pashë Zogu, i cili u martua me Ruhije Hanëm, (zonja Ruhije), e cila vinte nga familja e pasur Alltuni nga Kavaja. Xhelali ishte njeri i besuar i Vezirit të madh Mehmet Emin Ali Pashës. Bashkë me patriotë të tjerë, si Seit Bej Toptani, Ismail Qemal Bej Vlora dhe Hoxhë Tasimi, ai u përpoq, nëpërmjet Mehmet Emin Ali Pashës, të bindte Sulltanin osman për njohjen e gjuhës shqipe.
Gjatë luftës mes malazezëve dhe osmanëve (1852-1853), Xhelal Bej Zogu bëri emër si komandant i zoti, pasi krijoi një ushtri me 1500 burra besnikë nga Mati. Ai tregoi shumë trimëri në betejë, nga ku doli i plagosur rëndë. Si shpërblim, atij iu dha titulli “Pasha” nga Sulltani dhe posti “Kajmekam” (Prefekt) i Sanxhakut të Dibrës.
Në dhjetor 1866, Porta e Lartë e ngarkoi Xhelal Zogun me detyrën e Prefektit dhe të komandantit të trupave në Hercegovinë. Si diplomat dhe njeri i arsimuar dhe me shumë ndikim, me një përkrahje në rritje të familjeve shqiptare, ai kërkoi mbështetje në Europë, përfshirë edhe oborrin e Franc Jozefit I të Austrisë, me shpresën që të merrte përkrahje për organizimin e një rebelimi. Megjithatë, planet e tij u zbuluan. Në mars 1869, Xhelal Pasha u detyrua të ikte në mërgim.
Në fund të vitit 1869, Xhelal Pasha vajti në Rusi, ku, pas disa muajsh përpjekje, u prit nga Cari Aleksandri II në Shën Petërsburg. Në atë kohë Rusia kishte shumë ndikim në politikën turke dhe Cari premtoi se do të përdorte pushtetin e tij në mbështetje të Zogut. Më pas ai duhet të kthehej në Kostandinopojë (Stamboll), ku u nënshkrua një dekret, që e shpallte atë Vali (sundimtar) të Bitlisit. Para se të kthehej për të marrë detyrat e tij, Xhelal Pashë Zogu vdiq në Vjenë. Besohet të jetë helmuar nga osmanët. Sulltani i organizoi atij një funeral shtetëror, ndoshta për të fshehur të vërtetën. Trupi i tij u dërgua në Kostandinopojë (Stamboll) dhe u vendos në varrezat “Haxhi Badem Uskunda”.
Pas vdekjes së djalit të madh, Riza Bej Zogu, i cili kishte përfaqësuar rajonin e Matit në Ligën e Prizrenit, djali i tij më i vogël, Xhemal Pashë Zogu u bë trashëgimtar i Matit. Ai erdhi në pushtet në një moshë të hershme, nën mbështetjen e Gaz Myftar Pashës, Valiu i Manastirit.
In 1878 the Albanian League of Prizren was formed, with the purpose of securing the independence of the Nation and fighting any proposals of partitioning Albanian lands. Riza Bey Zogu, was a prominent supporter of the movement and worked to prepare for a revolution. But the Ottomans crushed the rebellion and put its leaders to death, including Riza Bey. He was murdered, together with his wife, on his return to Mat. Riza Bey Zogolli’s legacy today is remembered by the song of the Franciscan friar and poet Gjergj Fishta in the lyrics of “Lahuta e Malcis, Lidhja e Prizrendit”, and by the writings of the historian Kristo Dako.
Në vitin 1878 u krijua Liga Shqiptare e Prizrenit, me synimin e ruajtjes së pavarësisë së kombit dhe për të luftuar çdo përpjekje për ndarjen e trojeve shqiptare. Riza Bej Zogu ishte një mbështetës i fuqishëm i kësaj lëvizjeje dhe punoi për të përgatitur një revoltë. Por osmanët e shtypën këtë rebelim dhe vranë të gjithë liderët e saj, përfshirë edhe Riza Beun. Ai u vra bashkë më bashkëshorten e tij gjatë kthimit për në Mat. Veprat e Riza Bej Zogollit vazhdojnë të kujtohen nëpër vargjet e këngës së poetit dhe priftit françeskan, Gjergj Fishta, “Lahuta e Malcis” – “Lidhja e Prizrendit”, si dhe në shkrimet e historianit Kristo Dako.
Në vitet që do të pasojnë, Xhemal Pasha do të bëhet aktiv politikisht dhe një figurë e shquar shqiptare. Ai dalloi gjatë Krizës Lindore në vitet 1875-1878. Në vitin 1880 u martua me Zenja Malika Hanëm. Ajo vdiq gjatë lindjes së fëmijës në vitin 1884. Pas vdekjes së saj, Xhemal Pasha u martua me Sadije Hanëm (SadijeToptanin), e cila do të bëhej edhe Nëna Mbretëreshë e shqiptarëve.
Më 1903, Xhemal Pasha iu bashkua të afërmit të tij, Rexhep Pashë Matit, dhe patriotëve të tjerë në planifikimin e një revolucioni kundër sulltanit osman Abdyl Hamiti II. Rexhep Pashë Mati ishte komandant i ushtrisë turke në Libi. Pjesë e kësaj lëvizjeje u bënë edhe patriotë të tjerë të shquar shqiptarë, si Xhefer Bej Breshtoni dhe Said Efendi. Megjithatë, përpjekjet e tyre u zbuluan kur qeveria greke njoftoi osmanët në lidhje me këto plane. Osmanët ndërmorën masa të ashpra ndaj të gjithë personave të përfshirë. Në vitin 1908, në moshën 48-vjeçare, Xhemal Pasha vdiq nga një sëmundje e panjohur. Në këto kohë trazirash erdhi në jetë Ahmet Muhtar Zogu Mati, Mbreti i ardhshëm i shqiptarëve. Ai lindi më 8 tetor 1895 në kështjellën Burgajet, fortesa e maleve të Veriut të Shqipërisë, që u përkiste paraardhësve të tij.