AKTUALITETHistoriPOLITIKË

Historia/ Partia “Lëvizja e Legalitetit” 21 nëntor 1943

Partia “Lëvizja e Legalitetit” 21 nëntor 1943 (Historiku-Aktiviteti-Atdhedashuria)

Nga Ilir Kuka

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) është një parti kombëtare me qendër në Tiranë, e cila mbështet restaurimin e monarkisë në Shqipëri. Ajo është vazhduesja e ligjshme dhe e drejtpërdrejtë e Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” e krijuar në zjarrin e Luftës kundër nazi-fashistëve në nëntor të vitit 1943 si pasuese e idealeve të Triumfit të Legalitetit më 24 dhjetor 1924

Origjina e Lëvizjes Legaliste, (Partisë Lëvizja e Legalitetit) lidhet ngushtë me ngjarjet politike të viteve 1920-1924 dhe me veprimtarinë e aktet e Ahmet Zogut, në fillim si komandant ushtarak për mbrojtjen e kufijve të shtetit, më pas si Ministër i Brendshëm, e në fund si Kryeministër.

Në lidhje me emrin Legalitet, peshën kryesore në këtë kontekst e mban data 24 dhjetor 1924, kur forcat qeveritare, të kryesuara nga Ahmet Zogu, Komandant i Operacionit të Posaçëm, arrijnë të rikthejnë në pushtet, qeverinë e ligjshme të kryeministrit Iljaz Vrioni. Kjo ngjarje historike është njohur dhe quajtur si “Triumf i Legalitetit”.

Qeveria Vrioni ishte rrëzuar me forcën e armëve pas një rebelimi ushtarak, të organizuar nga opozita e asaj kohe, që njihej edhe me emrin “dora e kuqe”, ose sic njihet me termin “noliste”.

Triumfi i Legalitetit konsiderohet si data e konsolidimit të një grupi politik me tipare të spikatura, që janë njëherazi “legaliste”, “zogiste”, por dhe “mbretërore”. Ndersa ne aspektin historiko-politik, Legaliteti është një formacion me tipare e synime të theksuara kombëtare, të cilat i gjejmë të shprehura në veprat e kryera dhe programet e shpallura të kësaj force politike që me daljen në skenë në periudhën para e pas Kongresit të Lushnjes më 1920, e në vijim.

Në këtë vështrim, pjesë e historisë së Legalitetit si formacion politik mund të konsiderohet edhe Partia Popullore, e cila pati jetë në vitet 1921-1924 si edhe organizata Krahu Kombëtar, e krijuar rreth vitit 1914. (Militantë të veçantë të këtyre dy formacioneve, në periudha të ndryshme historike, kanë qenë ndër kundërshtarët më të ashpër të Lëvizjes Legaliste në Shqipëri.)

-.Legaliteti (OKLL) si organizatë politike-luftarake (1943-1944)
Momenti i dytë kulmor në historinë e Legalitetit në Shqipëri, është Kongresi i mbajtur më 21 nëntor 1943 në Zall-Herr, pranë Tiranës. Kjo ngjarje konsiderohet si një gur themeli në historinë e formacioneve politike në Shqipëri, pasi për herë të parë kemi një Kongres që shpall krijimin e një organizate politike, si dhe botoi organin e saj zyrtar Gazeta “ ATDHEU”

Kjo ngjarje lidhet fort me figurën e heroit të 7 prillit 1939, majorit Abaz Kupi, i cili ishte edhe organizatori kryesor i këtij evenimenti. Në Komitetin Drejtues të Lëvizjes së Legalitetit, bënin pjesë personalitete të spikatura politike, intelektuale e kombëtare si z.z. Xhemal Naibi, Ndoc Çoba, Gaqo Goga, Rauf Fico, Pater Lekë Luli O.F.M., Osman Myderrizi, etj., etj.. Në krye të Rinisë Legaliste, ka qenë avokat Ibrahim Sokoli, i cili udhëhoqi përsëri legalistët më 1990, pas rrëzimit të regjimit komunist. Por natyrisht personaliteti kryesor në atë periudhë mund të konsiderohet Abaz Kupi, i cili ishte komandanti i formacioneve luftarake legaliste që u organizuan në të gjithë vendin. Në këto formacione merrnin pjesë ushtarakë të shkolluar në akademitë perëndimore, të cilët kishin dhënë prova të talentit të tyre në artin luftarak, gjatë betejave me repartet e ushtrisë italiane.

Qëllimi kryesor politik i Lëvizjes së Legalitetit në këtë kohë ishte rikthimi i Mbretit Zog në krye të shtetit shqiptar që asokohe ishte Monarki me regjencë. Për legalistët, kthimi i Mbretit në fron ishte “çështje nderi”, pasi largimi i tij ishte pasojë e sulmit të pabesë të një fuqie ushtarake siç ishte Italia Fashiste e Musolinit. Nga ana tjetër, legalistët kishin rënë dakord në parim që, pas luftës, sipas kushtetutës, të zhvillohej referendumi për formën e regjimit.

Sa i përket çështjes kombëtare, Legaliteti kërkonte bashkimin në një shtet të të gjitha trojeve shqiptare madje Abaz Kupi e konsideronte “detyrë të çdo shqiptari që Kosovën e Çamërinë jo vetëm t’i pretendojë, por të luftojë e të shkrihet deri në pikën e fundit të gjakut derisa këto të bashkohen me Nanën Shqipni!” Në lidhje me aleancat, dihet se Legaliteti ka qenë mbështetës i politikës së fuqive përëndimore, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve.
Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, legalistët u gjendën përballë alternativës së një konfrontimi ushtarak me forcat komuniste, ose mërgimit. Në këtë dilemë, sipas fjalëve të një veterani legalist “dallga e luftës ishte më e madhe sesa rezistenca e legalistëve dhe në fund të vitit 1944, sllavokomunizmi arriti të uzurpojë pushtetin!” Legalistët e mbetur në Shqipëri, pas vitit 1945, janë persekutuar në mënyrat më çnjerëzore prej regjimit komunist.

-Legaliteti (OKLL) në mërgim (1945-1992) ka zhvilluar aktivitetin e saj politik jashte Shqiperise ku ka pase deget e saja ne shtete te ndryshme ne Europe, SHBA, Kanada….etj. Legaliteti (OKLL) ne emigracion ka zhvilluar 11 kongrese dhe nje aktivitet te jashtezakonshem kunder diktatures komuniste te vendosur ne Shqiperi si dhe ne mbrojtjes te ceshtjes kombetare Shqiptare Kosove, Cameri…….),duke pase si anetare e drejtues mjaft figura te njohura atdhetare e antikomuniste.

Ne fillim te viteve 90 megjithese drejtuesi i atehershem i OKLL Dr. Fuat Myftija i kishte drejtuar kerkesen institucioneve Shqiptare, miratimi Partia Levizja e Legalitetit” u vonua me dashje nga Ministria e Drejtesise, kjo pasi miratimi i P.L.L. binte ndesh me skemen e “Ramiz Alise” per te kontrolluar pluralizmin politik ne interes te ish komunisteve.
Mbas kërkesash ligjore e përpjekjesh të shumta, më 20 shkurt 1992, u miratua Partia “Lëvizja e Legalitetit” me kryetar i komisionit të përkohshëm organizativ z.Ibrahim Sokoli.

Partia Lëvizja e Legalitetit është një parti politike kombëtare me degët e saj në të gjithë Shqipërinë, por edhe në diasporë. Organet drejtuese të PLL ndodhen në Tiranë. Aktualisht Kryetari I PLL është Z Shpetim Axhami.