Kthimi i xhandarmarisë domosdoshmeri dhe standart për rend e qetësi.
PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT.
PLL si gjithmonë ka ndjekur me shqetesim të madh problemet që lidhen me rendin e qetesinë në vend si një detyre shtetare për mbrojtjen e jetës së qytetateve.
Si dhe shihet në vazhdimesi në Shqiperi nuk egziston rendi e qetesia dhe qytetaret nuk ndjehen të sigurtë për një jetë normale si edhe ju takon.
Shkak i një situate të tillë për PLL është mos funksionimi në kompleks i strukturave shteterore dhe ajo se pushtetaret dhe vete shteti mbeten në simbioze me lloj lloj elementesh që sot bejne ligjin prej “te fortit” ku para tyre sot ky shtet gjendet i pafuqishem dhe jo i interesuar për të i luftuar ato.
Me teper se kurre sot lind domosdoshmeri e një riorganizimi ligjor dhe strukturor i policise se shtetit ku shumica e pjeses organike të saj janë të paaftë profesionalisht, të veshur me politike, të korrutuara e të lidhur me krimin.
Për PLL kthimi i xhandarmarisë duhet të jetë qëllim në vetvete kundrejt një projekti konkret të studiuar dhe formuluar prej ekspertëve dhe specialistëve të kësaj fushe.
Forma e xhandarmarise si forme e organizimit të policisë në kohen e mbreterise shqiptare dhe sot ne shumë vende perendimore ka dhënë prova konkrete si forma me efikase në ruatjen e rendit e të qetesisë.