Sep 11, 2021

Kryetari i PLL z.Axhami. Gjithmonë në krah të SHBA-së në luftë kundër terrorizmit e në mbrotje të lirisë.

Si sot me 11 shtator 2001, sulmi terrorist kundër "Kullave Binjake"

Terrorizmi mbjell vrasje, frikë e panik, kunder kujtdo dhe pa marrë parasysh pasojat, prandaj të gjithë duhet të jemi të bashkuar në luftë kunder tij.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë bota përkujtojnë sot sulmin terrorist të vitit 2001 që i mori jetën 2977 personave nga shumë vende të botës (mes të cilëve edhe 3 shqiptarë) dhe la të plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë.

Sot, pas dy dekadash çdo shqiptar i bashkohet kësaj dite në përkujtim të viktimave të terrorizmit duke u solidarizuar me familjarët e tyre dhe me gjithë popullin mik amerikan.

Shqipëria ka qëndruar dhe duhet të qëndrojë gjithmonë në krah të SHBA-së si partneri më strategjik i saj në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së lirisë!????
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…