Sep 22, 2021

Kryetar i PLL. Kosova sot e pavarur, Serbia të qëndroj larg saj. Featured

KOSOVA ËSHTË SOT E PAVARUR DHE PRET BASHKIMIN ME SHQIPËRINË MËMË.
SERBET MË KOT NUK BINDEN E NUK HEQIN DORË NGA PLANET DJALLËZORE SHEKULLORE TË TYRE.

Kosova sot është një shtet i pavarur dhe pret të antarësohet në shumë organizma të tjerë ndërkombëtarë e bashkimin me pjesën tjetër kombëtare Shqiptare.

Vetë Serbia e di mire se nuk mund të bëje si ka bërë ndër shekuj mbi Kosovën dhe mbi shqiptarët banorë autokton të saj.

Qëndrimet e Beogradit, tendencat destabilizuese dhe kërcënuese të marra ndaj çdo vendimi legjitim të Qeverisë së Kosovës tregojnë edhe njëherë qëllimet e vërteta të politikës serbe në tërësi e të antishqiptarit Vuçiç aktualisht.

Serbia dhe serbët duhet ta ngulisin mirë në kokë se faktori shqiptar në rajon e më gjërë, sot, nuk është si dikur pavarsisht segmenteve që djallëzisht ata mundohen të i shfrytëzojnë.

Serbia të rri urt e të kërkoj falje për ato se çfarë ajo ka bërë mbi ne, nëse kërkoni bashkëpunim me reciprocitet në vazhdimësi.

Kosova sot është e pavarur e drejt bashkimit me Shqipërinë mëmë.????
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…