May 17, 2020

P.s. veç me nder nderkombtaret mos na i nxirrni si justifikim...... Featured

Mbas keti akti anti civilizues, anti kulture, anti histori, kriminal e mbi te tana antikombtar te shembjes se TK dhe menyres tinzake, tipike sllavo-komunist te planifikuem prej dyshes ma te urryeme e te rrezikshme te pokitikes shqiptare, rama-veliaj, e zbatueme prej dordolecave proletare qe te sjell ndermend shkatrrimin e kishave e xhamijave ashte imperative qe:

Kryetari i opozites s'bashku me aleatet e tij duhet te planifikojne nji plan te menjehershem per organizimin e nji proteste me synim te vetem: permbysjen e hajno-komunisteve qe jane ne 'Ç'qeverisje , tue marre parasysh çdo çmim.

O sot o kurre.....

Perndryshe, me te drejte, historia ka me i denue ashper edhe ato, ne rastin ma te mire si te pa zotet e ne rastin ma te keq si pale. Pra, mosreagimi i Opozites ne keto momente te veshtira qe po kalon vendi, cilado qofte arsyeja ashte e pa justifikueshme dhe e patolerueshme.
I Madhi Zot e ndihmofte Shqipnine e shqiptaret!

P.s. veç me nder nderkombtaret mos na i nxirrni si justifikim......


Hakik Mena
Kryetar i PLL SHBA.
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…