Partia Lëvizja e Legalitetit, ka ndjekur përcjellur dhe ka qenë aktive në zhvillimet e fundit politike në vend, pas prishjes mafioze të TK.
Për PLL, ashtu si edhe kemi deklaruar më parë, çdo tymnajë e krijuar nga faktorët përcaktues të kryerjes së reformës zgjedhore në këtë kohë, ka për qëllim në mos kryerjen e kësaj reforme në kohen e duhur dhe bërjen e saj në interes të mbatjes së pushtetit me manipulim zgjedhor në kurriz të subjekteve të tjera politike.
PLL mbeshtet të gjithë faktoret nderkombetar në sygjerimet e tyre, për kryerjen cilësore dhe në kohe të reformës zgjedhore.
Për PLL duhet parë çdo mundesi e ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe është shumë e rëndësishme, që sa më shpejt të krijohen kushte ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve me standarte, ku vota e shqipëtarëve të numërohet drejt dhe çdo subjekt politik të marrë atë për sa votohen.