Deklaratë për shtyp e PLL.
Amnistia fiskale amniston krimin dhe korrupsionin politik
Partia Levizja e Legalitetit, duke u njohur me projektligjin në lidhje me amnistinë fiskale deklaron, se ky projektligjj hedh në vetvete hije të mëdha dyshimi abuzim dhe lë vend për të ambistuar krimin dhe korrupsionin politik.
Për PLL, ky projektligj do të krijojë hapësira dhe mundësi për të justifikuar paratë dhe pasuritë e vendosura në rruge kriminale dhe korruptive, kjo duke shfrytëzuar forcën që të jep pushteti.
Gjithashtu PLL deklaron, këmbëngul dhe eshtë e bindur se;
Pa u denuar dhe pa i prerë rrugen vrasjes, prostitucionit, trafiikut njerëzorë dhe korrupsionit nuk ka nevojë për amnisti por për llogari ligjore.
Ne do kërkojmë me forcë, që të bëhet në veçanti, një autopsi për pasuritë e të gjithë pushtetarëve dhe politikanëve, të cilët buxhetin e shtetit e kanë kthyer në buxhet familjarë.
Krimi dhe politika e lidhur me krimin, për mbrotje dhe përfitime të ndrërsjellta, duhet të marrin fund, përndryshe asnjëherë nuk do të ketë zhvillim ekonomik dhe qetesi sociale.