Dec 18, 2020

Kryetar i PLL z.Axhami. Kur nuk ka drejtësi nuk ka demokraci! Featured

Kur nuk ka drejtësi nuk ka demokraci!

Shpëtim AXHAMI
Kryetar i PLL.

Krimi elektoral ka pjellë gjithmonë kriza, pa u dënuar ai nuk ka stabilitet politik dhe ekonomik.
Mënyra e mbylljes së hetimeve për dosjen 184, tregon se në Shqipëri është e vështirë që të vendoset drejtësi.
Pushimi i çeshtjes për eksponentët, kryesorë manipulatorë, drejtuesë të shtetit e të PS, dhe mos hetimi si duhet i krimit elektoral lë shteg për tendencë manipulimi në vazhdimësi dhe nuk plotëson një prej detyrave të lēna për hapjen e negociatave me BE.
Vjedhja, blerja dhe tjetersimi i votës deri më sot, duke penalizuar kryesisht subjektet që nuk kanë pasur komisioner dhe numurues të tyre, janë një nga shkaqet kryesore të aktualitetit ku jemi, prandaj pa një ligj zgjedhor demokratik dhe pa një respektim të vullnetit të qytetarëve nuk mund të kemi demokraci funksionale e një shtet të zhvilluar politikisht dhe ekonomikisht brenda BE.
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…