Sep 20, 2021

Kryetari i PLL. Letër te hapur Ministres Kultures znj. MARGARITI. Featured

LETËR E HAPUR DREJTUAR MINISTRES SË KULTURËS znj. Elva MARGARITI.

Kryesia e PARTISË LEVIZJA E LEGALITETIT ju drejtohet publikisht Ju për të marrë masat e domosdoshme nga ana institucionit që Ju drejtoni për sa më poshtë:

Prej shumë kohësh përmes zërit të qytetareve dhe atij mediatik është dhënë alarmi për demtimin, deri në rrezik shkaterrimi të Urës së Zogut, ndërtuar mbi lumin Mat.

Kjo ure, e ndërtuar që në vitin 1927, për vlerat kulturore dhe arkitektonike që mbart, është shpallur monument kulture në vitin 1999.

Prandaj është e domosdoshme dhe urgjente ndërhyrja për restaurimin dhe rehabilitimin e saj nga ana e institucionit që Ju drejtoni.

Zonja Ministre!

Ju bejmë me dije, se veç Urës së Zogut, janë dhe shumë objekte të tjera që mbartin vlera kulturore të ndërtuara në vitet 20 - 30, të cilat kërkojnë nderhyrje, pasi, prej shumë vjetësh, janë lënë pas dore.

Duke pasur parasysh rëndësinë që ka zgjidhja e ketij problemi, besojme se nga ana e institucionit që Ju drejtoni dhe i atyre që varen prej Jush, do të merren masat e menjëhershme dhe të domosdoshme për ndërhyrjen dhe rehabilitimin e këtyre objekteve, ashtu si edhe MK e ka parashikuar në projektin, STRATEGJIA KOMBETARE PER KULTUREN 2019-2025.

Për zgjidhjen e këtij problemi ne do të ndjekë të gjitha hapat dhe format demokratke, deri dhe në protesta, të perbashketa këto me shoqerine civile e çdo faktor tjeter qytetarë.

Ju faleminderit për mirekuptimin.

Kryetari i PLL

https://www.facebook.com/100010944610481/posts/1463400064034800/?d=n
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…