Feb 23, 2020

Letër e hapur/ Drejtuar Isa Mustafës: Konsideroni Demokristianët Kosovar si elitën e politikëbërjes kosovare!

Nga Agron PREBIBAJ

I nderuar zoti Mustafa!
Së pari po ju përcjell urimet më të sinqerta për Ju dhe drejtuesit e LDK-së, si partia më e pjekur dhe e maturuar në politikën tonë shqiptare, e veçmas Kosovare, padyshim epokale në historinë e kombit tonë.
Ju dhe ekipi juaj si pasues i Presidentit Rugova jeni shëmbëlltyra më e shkelqyer e këtij kombi në politikëbërje në përmbi një shekulli.
Ne nga Tirana, gjithnjë ju kemi ndjekur me vemëndje e përqëndrim, pasi LDK ishte shpresa e orientimi i qartë për pavarësi nën represionin serb, vetëm partia juaj me Profesorin Ibrahim Rugova do të ideonte, formatonte mëvetësimin e përjetshëm të kre narisë tonë kombëtare, Kosovës.
Me patjeter se edhe Ju keni patur një krah shumë të fortë në zhvillimet demokratike, e më shumë ndërkombtarizimi i çështjes së identitetit shqiptar në Kosovë, keni patur aletin më besnik shqiptar, demokristianët kosovarë (PSHDK-në) me në krye Akademikun Mark Krasniqi të cilët u vendosën në krahun tuaj vendosmërisht për zgjidhjen përfundimtare për pavarësinë e lirinë e Kosovës.
Unë si pjesë e gjakut andej kufirit shqiptar, i kryeqëndrës të të parëve të mi Gjakova, nuk mund të lë pa ju kujtuar kontributin absolut 30 vjeçar të faktorit demokristian që nga Akademiku Mark Krasniqi e deri sot te Zef Morina e plotë të tjerë, aty ku LDK & PSHDK kanë historinë e bashkëpunimit orientues për të gjithë Kosovën.
Mirënjohje për LDK-në në bashkëpunimin korrekt me demoktistianët në ditë të vështira, por vazhdimësia do të ishte shërbesa më e vyer për kombin tonë.
Do të propozoja për kryesinë tuaj të përtrirë: Vazhdimësinë e respektit e bashkëpunimit me Demokristianët kosovar si aleati juaj i natyrshëm, të cilët me peshën e tyre të çmuar i kanë shërbyer Kosovës me përgjegjëshmëri të plotë, në jetën tuaj politike e shtetërore, në kancelaritë perëndimore, vërtetë qershia mbi tortë, asnjëherë të mëkatuar.
Do dëshiroja vazhdimësine e Rugovës LDK & PSHDK.
Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur, Zoti i bekoftë Demokristianët Kosovar!

Me respekt, Agron Prebibaj, sekretar i medias PDKSH.
(në foto Akademiku Mark Krasniqi, dr. Rugova dhe ing. Zef Morina).

 
 
Tagged under

Related items

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…