Jun 25, 2021

PLL. Të sigurohet jeta e çdo shtetasi. Featured

Shteti duhet të marrë masa për sigurinë e jetës per shtetasit vet!

PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT.

PLL përcjell me shqetësim çdo aksident, incident apo çdo akt tjeter kriminal që vë ne rrëzik sigurinē e jetës së qytetarëve.

Duke i shprehur ngushëllime familjarë të viktimave të sotme si rezultat i aksidentit ne aksin Levan-Vlore, PLL ju bën thirrje të gjitha strukturave shtetërore të rrisin impenjimin e tyre kunder akteve të papërgjegjëshme dhe ndaj kujtdo që i shkakton ato.

Prandaj të gjithë në bllok kunder atyre qe i shkaktojne keto akte duke sensibilizuar e duke i vënë në dukje me qytetari ato dhe me patjetër duke përmirësuar kodin rrugor dhe atë penal këto tē menaxhuar nga zyrtarë të pakorruptuar.

Ata që meritojnë të jenë të sigurtë, të qetë e të lirë janë shumë më tepër se ata që nën tymin e hashashit e me xhepa të mbushur me lek të pista prishin qetësinë dhe bëjnë që ne të ndihemi të pasigurt.
Edmond GURI
Sekretar politik i PLL.
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…