Jun 25, 2021

Nga: Ilir SECI. “REVOLUCIONI I QERSHORIT” Featured

Nji nga nenshtresat e vetedijes kolektive shqiptare që e mban gjallë mendësinë enveriste edhe sot e kesaj dite asht pikerisht ajo nenshtresa e krijueme si rezultat i propagandes së pareshtun 47 vjeçare të fallsifikimit të historise kombetare…Propaganda e ka aftësinë që fale perseritjes së panderpreme, në kushtet e nji sistemi totalitar ku mungon ballafaqimi, arrin me ngurtesue si bindje në mendjet e njerezve cilindo fallsifikim të historise…perseritja e vazhdueshme per fat te keq e ban me u ngulite në mbamendje si e vertete…
…Nji nga shembujt ma klasike të efektit që ka dhanë kjo propagande e sterperseritun asht “Revolucioni i Qershorit 1924” që ndodhi pikerisht në daten e sotme me 24 Qershor, para 97 vitesh…Propaganda e qendrave te emulacionit socialist permes historianeve masovike e ka ngurtesue ne kujtesen shqiptare si ngjarje që bani epoke kur në realitet ishte nga ngjarjet ma retroaktive,(mbrapakthyese), në dekaden e dyte mbas pavaresise se shtetit shqiptar të mbetun prej Londres 1913. Thuejse 12 vjet mbas pavaresise Shqipnia e dergjun nga lengata pesë shekullore osmane pesoi nji tjeter goditje të rande në udhen e shtetformimit - ndodhi “Revolucioni i Qershorit 1924”, shqip nji grusht shteti klasik ku nji grupim i caktuem arrivist mori në dore shtetin e drobitun shqiptar dhe provoi me e kthye në nji shtet diktatorial si Bashkimi Sovjetik. Pse e glorifikoi dhe e ngriti nalt Enver Hoxha me PPSH-ne këtë revolucion? Pikerisht se e panë këtë revolucion si paraprijes të revolucionit që ndodhi 20 vjet ma vone në Nandor 1944…Enveri me 1 Dhetor 1944 vazhdoi pikerisht aty ku e la Fan Noli në Dhetor 1924 kur ia mbathi nga syte-kambet “anes lumenjve” të Europes…Partia Komuniste kerkoi dhe gjeti rranjët e hershme te ideologjise komuniste në truellin shqiptar dhe tek “Revolucioni i Qershorit 1924” i Nolit gjeti ato rranje të gramit ideologjik sovjetik…ato rranjët që poeti i oborrit diktatorial Malo Kadare, i fresket nga trajnimi sovjetik në Moskë, i kerkoi me pathos në nji poeme dekada ma vonë…
Rranjet ishin…ato rranje që i kishte denoncue At Fishta te “Lahuta” kur vajtoi trojet shqiptare që mbeten në Mal te Zi e Serbi, kur e parashikoi që pjeses tjeter të mbetun si Shqipni “ka me dale nji dreq i kuq/që keq thonjte ka me ia njitë”…E si At Fishta ma vone edhe kleriku erudit Hafiz Ali Korça kishte me i paralajmerue shqiptaret se çfarë rranjesh ishin ato “Rranjet” e Malo Kadaresë…Hafiz Ali Korça që fliste rrjedhshem 13 gjuhe të hueja shkroi në ato kohë veprën “Bolshevizma a çkatrrim i njerëzimit”…veper që denonconte me argumente rrezikun bolshevik.
…Sot Fejsbuku ishte mbushe me statuse e shkrime per “Revolucionin e Qershorit 1924” duke vazhdue me e glorifikue me nji zell prej sonambulësh…97 vjet ma vone shqiptaret ende besojne propaganden enveriste mbi “Revolucionin e Nolit”…
Po çka ishte ai farë Revolucioni?
- Me 24 Qershor 1924 u krye grusht shteti…sado te brishta e te paperkryeme qe ishin institucionet e asaj kohe, prape ato ishin institucionet e shtetit shqiptar shpallun me 28 Nanduer 1912 dhe Fan Noli me komitë i dhunoi 12 vjet mbas pavaresisë duke marre pushtetin me dhune…Revolucioni Amerikan mes viteve 1765-1783 u quejt Revolucion sepse perzuni pushtuesin britanik nga Toka e Re…po në Shqipnine e Qershorit 1924 cilin pushtues e perzunë Nolistët!? Askënd…thjesht lufte per pushtet…shqiptaret ende sot e kesaj dite harrojne se mbas 28 Nandorit 1912 çfaredo lloj perplasje politike që ka ndodhë ne Shqipninë e 1913-ës ka qenë thjesht perplasje per shkak të luftes per pushtet. Çdo perpjekje me ngjyrose orvatjet per marrje pushtetin si “levizje patriotike” asht thjesht demagogji…Historianet mashtrues te Enverit e quejten “Revolucion Demokratik” - nji nga zelltarët e kesaj fushate Arben Puto pat marre guximin edhe me e ba nji liber me titull “Demokracia e Rrethuar”…ku mundohej me perqasë kohen e Nolit me kohen e shokut Enver ku “Rrethimi i Eger Imperialist” nuk e la demokracine e Nolit që të lulezonte…Çfare Paradoksi!? Me i thane Putos - “Po si ka mundesi atehere që dy shtetet ma demokratike të kohes në Europe, Anglia dhe Franca, nuk e njohen “demokracinë” e Nolit, “demokraci” që marredhaniet e para diplomatike i vendosi bash me Bashkimin Sovjetik!?
…Nuk po hyj ketu me diskutue Nolin si letrar e perkthyes, shijet jane subjektive sikurse dhe pelqimet, por si politikan Theofan Stiljan Noli asht nji nga modelet ma te keqia te mundshme, me e quejte sharlatan në fakt difton simpati. Noli mbas ikjes “anes lumenjve” mbrriti ne Amerikë ku desh humbi jeten nga nji semundje e rande dhe per me u sherue i kerkoi Zogut 5 mije napolona flori me ia pague operacionin jetik…të cilat Zogu ia dha…Dhe kur e qortuen te “Vatra” pse i mori u tha “Mbretit shqiptar Zog ia kerkova, nuk është se ia kerkova mbretit Serb.” …nga ana tjeter porsa mbaroi Lufta e Dyte Botnore i thuri hymne Enverit…Enverit qe mbasandej i eleminoi Vatranet duke fillue nga burri i motres së Enverit, Bahri Omari…Por prape Popi Nol asnjihere nuk e hoqi nga zemra Enverin, si thone në Jug - “Ënda ia kishte,po suma nuk ia mbante”…Noli nuk shkoi të vizitonte Shqiperine Socialiste edhe pse e ftuen, nuk shkoi pse nuk ia mbajti ngaqë e pa se çfarë u bani Enveri Vatraneve, por nga ana tjeter deri sa mbylli syre me 1965, asnjihere nuk e denoncoi diktaturen staliniste të Enver Hoxhes…gjurmoni ku të doni, gazeta, libra, intervista e shkrime dhe askund Th. S. Noli nuk e denoncon Enverin…Dikush mund te thote se “Nuk e mbrojti”…në fakt provoi me e glorifikue kur ia kushtoi nji poeme Enverit fill mbas Luftes se Dyte…por ma vone kur nisi Lufta e Ftohte, Popit Fan Noli thjesht nuk ia mbajti me i dalë zot Enverit se në krye të FBI-se ne USA ishte J. Edgar Hoover, i cili filo-sovjetiket i niste me anije në vendet e origjines, siç pat ba me aktorin filo-sovjetik Çarli Çaplin të cilit ia hoqi shtetesine amerikane dhe e nisi mbrapsht per në Britani prej nga pat ardhe si lypes…e nisi në anije si pat ardhe nuk e la as me hype në avion…
***
Dy poshtë-shenime :
- Lidhun me deklarimin se “Noli shpalli Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare” - duhet thane se Kisha Ortodokse Autoqefale asht sanksionue ne vitin 1937, kur ministri i jashtem i Mbretnise Shqiptare nenshkroi marreveshjen me palen greke - kerkoni, lexoni e gjurmoni…me 1937 asht sanksionue ;
- Ne vitin 1994 Sali Berisha asokohe president i Republikes se Shqipnise celebroi me te madhe ne Tirane 70-vjetorin e “Revolucionit te Nolit” duke ba silogjizma “Noli i Republikes” dhe “Republika e Nolit”…tre vjet mbrapa me 1997 Sali Berisha e provoi ne kurriz të vet ate fare “Revolucioni” - le të flasim per Karma sa të duem…
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…