PO, KUSHTETUTA DUHET TË NDRYSHOJ, POR FILLIMISHT TË NDRYSHOJË NENI I PARË I SAJ!
NENI 1.
SHQIPËRIA ËSHTË MONARKI KUSHTETUESE PARLAMENTARE E TRASHIGUESHME.
PARTIA LĒVIZJA E LEGALITETIT.
Partia Lëvizja e Legalitetit, si gjithmonë, e ka parë dhe e shikon si domosdoshmëri ndryshimin e kushtetutës aktuale të Shqipërisë.
Kjo kushtetutë që nga viti 2008, kur ajo u miratua me dakortësi PD-PS, ka sjellë probleme përgjatë funksionimit të pushteteve të ndryshme në Shqipëri dhe ka penguar vendosjen e standarteve demokratike në vend.
Për PLL, ndryshimi i kushtetutës duhet të filloj me ndërmarrjen e hapave ligjorë për ndryshimin e nenit 1 të saj, duke ndryshuar formën e regjimit nga Republikë në Monarki.
Ky ndryshim do të ishte thelbi dhe pikënisja e çdo ndryshimi tjetër për vazhdimësinë e mirëfunksionimit të shtetit shqiptar, kjo, në të mirën e qytetarëve e të interesit tonë kombëtar.??