Sep 16, 2021

Kryetari i PLL .AXHAMI: SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT MERITOJNË MË TEPËR! Featured

SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT MERITOJNË MË TEPËR!

MOMENTI I RIDIMENSIONIMIT TË SË DJATHTËS AKT FISNIKËRIE KOMBËTARE I DOMOSDOSHËM.

Sot, vendi yne gjendet para sfidave të mëdhe ku situata politike, ekonomike e sociale nuk është ajo që duhej dhe meritojnë qytetarët.

-Vendi po shpopullohet dhe tendenca e kujtdo, sidomos e rinisë mbetet për tu larguar.

-Çdo institucion dhe i gjithë shteti po rrëshqet drejt një regjimi totalitar të kontrolluar prej një dore.

-Raportet me gjysmën tjetër të kombit tone, me te cilen duhet te bashkohemi sa me shpejt, ngelen për të ardhë keq, nderkohe kur këto raportë duhet me patjetër të ishin ndryshe.

-Niveli i ulët ekonomik ka bërë që shumë familje sot nuk sigurojnë as minimumin jetik të tyre.

-Çeshtja e pronës dhe çdo e drejtë tjetër vazhdojnë të ngelen më të privuarat se asnjëherë.

-Klasa politike dhe qeveria që janë përgjegjëse në kryerjen e reformave të ndryshme po e mbajnë vendin tone larg Bashkimit Europian.

-Standartet demokratike ngelen në nivele të ulta e të cënuara nē shumë drejtime.

-Sot, pjesa e klases politike, shumica e atyre që kanë qene pjese e qeverisjeve jane të bajatosur para qytetareve te vet të cilët i kane katandisur si kurre me keq, o burra nga sytë këmbët europë e botë.

Kjo situatë nuk duhet të na dekurajoj, te na demotivoj e të na bëj të tërhiqemi.

Kjo situate duhet te kthehet ne reflektim tonin, duke u bashkuar mes veti e duke u shkeputur njehere e mire ndaj atyre qe nuk arriten, per 30-vjet, te bejne qe vendi yne te pakten te jete ne standartet e vendeve te rajon e i integruar ne BE.

Kushdo që e shikon veten jashtë këtij realiteti dhe mendon për ndryshe duhet të udhëhiqet prej impulseve të reja pozitive, me pergjegjshmeri para kombit e shoqerise, per te treguar se Shqiperia nuk eshte kjo ku e kane katandisur keto hajna.

Sot egzistojnë alternativa programore dhe potenciale të djathta që në çdo moment, po të bëhen bashkë, bejne qe shume gjera te ndryshojne, e rrokullisin këtë lloj mazhorance të korruptuar dhe klienteliste dhe bejne te mundur te zgjedhin grupime dhe subjekte politike te djathta, ndryshe këto në menyren e drejtimit e te funksionimit te shtetit.

Kriza politike dy vjecare “u mbyll”me zgjedhjet e 25 Prillit ne menyren me te keqe te mundshme, duke lene nje mazhorance qeverisese te korruptuare klienteliste.

U mbyll, duke lënë të instaluar po ate klase politike qe ka drejtuar deri sot vendin e nuk beri gje tjeter vetem u pasurua per vete e vendin e katandisi ne kete derexhe, deri tek rreziku i shperberjjes si komb e te rrezikuar para nje neodiktature.

Nga ky parlament, nga qeveria e dale prej tij, nuk priten risi e zhvillime te reja që duhen e per te cilat vendi ka nevojë.

Ky parlament eshte i jashtligjshem, sepse buron nga një ligj zgjedhor i dalë nga një Reforme Zgjedhore antidemokratike, imponuese ku shumë subjekte zgjedhore, si dhe vetë PLL, u penalizuan prej saj e deputetet e ketij kuvendi akoma mbeten te zgjedhur nga kryerari e jo nga qytetari.

Aksioni ynë politik, si alternativë shprese, do vazhdoj dhe biles shumë më i intensifikuar, është momenti dhe koha nuk pret për të i thënë STOP revanshit qeverisës dhe për të ringritur të djathtën shqiptare në nivelet që ajo e meriton.

Sot kërkohet angazhim i të gjithē atyre që mendojnë se kështu nuk mund të vazhdohet e gjithcka duhet ndryshuar nga rrenjet, dhe rrenjet jane origjina e atyre qe drejtuan dhe drejtojne kete vend, origjina majtiste komuniste sllavo-ruse.

Sot kërkohet një ridimensionim tjetër i politikës në tërësi, i te djathtes ne vecanti dhe për ne del detyrë ridimensionimi i PLL.

PLL mbetet një subjekt i djathtë tradicional dhe me program specifik, program i cili mund të nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë duke i dhënë dhe vlerat kombëtare të merituara.

Opozits e djathte ne teresi kurre nuk mundet te beje ato per te cilat sot ka nevoje Shqiperia dhe shqiptaret pa pozicionimin ne vendin e duhur te se djathtes tradicionale nacionalisre-patriotike.

Ky pozicionim nuk nenkupton pozicionim postesh e funksionesh por pozicionim dhe shprehje te vijes programore te tyre ne ate qe ne kemi primare ne sherbim te interesit kombetar dhe ate qytetar.

Legalistet, zogistet ngelen stoik dhe fisnik per ate qe ata mendojne se eshte me e mira per te gjithe
KOMB, SHTET, PRONE E MBRET.

Por kjo arrihet me bashkim, pune pa kompromis duke filluar me daljen ne pah te historise se vertete kombetare, me dekomunistizimin e shoqerise e me flakjen e falangave byroiste te regjimit te kaluar te lidhur me ish Sigurimin e Shtetit qe vazhdojne akome te helmojne cdo institucion kushtetues, subjektet kryesore politike dhe cdo organike tjeter te shtetit shqiptar.

Per ne, ne çdo riorganizim strukturor te PLL do të jemi te hapur për cilindo që do të i bashkohet kauzës tone programore për një Shqipëri ndryshe duke krijuar të gjitha mundësitë për një referendum në lidhje me formën e regjimt si shpresë e vetme për çdo shqiptar.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”??
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…