Sep 19, 2021

Qytetaria kërkon masa qeveritare pë të shpëtuar nga shkatërrimi Urën e Zogut. Featured

– Organizata Sebastia, e shqetësuar nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar në vitin e fundit ura e Milotit, njohur gjërsisht si “Ura e Zogut” ka vendosur të zhvillojë një protestë ku kërkon mbrojtjen e dinjitetit të historisë shqiptare. Ura e Zogut, një nga asetet e trashëgimisë kulturore të Kurbinit, e ndërtuar në vitin 1927 rrezikon shembjen dhe banorët e kësaj zone, bashkë me anëtarët e organizatës, nuk e tolerojnë këtë gjë.

Me pankarta në duar me mbishrimiet “Mbro identitetin”; “Mos e zhduk historinë”; “Kush nuk reagon është bashkëfajtor në krim”, ata kërkojnë që autoritetet të reagojnë për urën mbi lumin Mat që dikur lidhte verilindjen me pjesën tjetër të vendit. Në deklaratën zyrtare të Organizatës Sebastia shkruhet se urën e ka shkatërruar babëzia e bosëve të kompanive të ndërtimit, që prej 3 dekadash shfrytëzojnë këtë lumё për të nxjerrë inerte për ndërtim, pa kontroll, ilegalisht dhe legalisht kur bëhët fjalë për kompanitë e kontraktuara nga shteti.
Në mbeshtetje të protestuesve sot ishin edhe strukturat drejtuese të PLL në keto rrethe.
Respekt e mirnjohje per ata që do të i bashkohen kësaj nisme deri në zgjidhjen e këtij problemi.
Të bashkuar mund të bëjmë gjëra të mëdha.
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…